0030 210 33 18 483

Të hënën grevë 24 orëshe në Greqi

Tribuna 14 Janar 2018

Greqia do të paralizohet të hënën nga një grevë e përgjithshme 24 orëshe, e dyta që nga e premtja. Asnjë nga mjetet e transportit nuk do të funksionojë, gjë që pritet të shkaktojë një kaos të vërtetë për trafikun e kryeqytetit Athinë. Në grevë do të përfshihen edhe kontrollorët e trafikut ajror. Shumë fluturime të linjave të brendshme nuk do të kryhen të hënën, ndërdsa do të ketë ndryshime orari për dhjetra linja të tjera, përfshirë ato ndërkombëtare. Greva e re do të zhvillohet në ditën që parlamenti grek do të ftohet të votojë paketën e masave të reja shtrënguese, si kusht për çlirimin e kësteve të mbetura nga 86 miliardë eurot që kanë ofruar kreditorët ndërkombëtare për shpëtimin e vendit. Greva organizohet nga dy unionet më të mëdha sindikale në vend që përfshijnë punonjësit e sektorit publik dhe të atij privat. Sindikalistët nënvizojnë se paketa e re e masave “do të shpërbëjë edhe ato mbetje të pakta të shtetit social që kishin shpëtuar gjatë viteve të krizës”. Sindikalistët i ftojnë punonjësit e të gjithë vendit që t’u bashkohen protestave, “për të shprehur kundërshtimin ndaj politikës anti popullore të qeverisë”.

Ndaje me miqte