0030 210 33 18 483

Të jesh i ri në Greqi = I papunë dhe pesimist

Tribuna 17 Korrik 2017

Shumica e të rinjve në Greqi, të grupmoshave 18 - 35 vjeç, deklarojnë si burim kryesor të të ardhurave të tyre financiare “mbështetjen nga prindërit dhe farefisi”. Kjo rezulton nga një anketë e realizuar në kuadër të programit europian CUPESSE. Ata që mbështeten tek prindërit dhe farefisi, përbëjnë 48% të të anketuarve. Në krahun tjetër, 45% janë ata që kanë si burim të të ardhurave rrogën nga puna e tyre. Të rinjtë e papounë në Greqi janë tepër pesimistë. Vetëm 15% e tyre e konsiderojnë të mundshme që të gjejnë punë brenda 6 muauve të ardhshëm. 29% e të rinjve besojnë se niveli i tyre i jetës së në të ardhmen do të jetë më i keq se ai i prindërve të tyre. Gjithashtu, 41% e të rinjve deklarohen të gatshëm që të kërkojnë punë në një vend tjetër, jashtë Greqisë, ndërsa 46% kërkon punë në zona të tjera të Greqisë, larg vendlindjes.

Ndaje me miqte