0030 210 33 18 483

Të mungojnë ensimat? Je larguar nga Greqia e kthyer sërish? Ja se si mund të marrësh leje qëndrimi

25 Prill 2016

Në vazhdim të shkrimit të publikuar javën e kaluar, Zyra e avokatisë DEDES & ASSOCIATES ka zbardhur udhëzimet e ministrisë së brendshme, që sqaron me shembuj konkretë se çfarë procedure ndiqet për një sërë kategorisht që kishin patur ose jo leje qëndrimi dhe duan ta marrin atë tani. KATEGORIA 3 Në rast se keni qenë me leje qëndrimi në Greqi dhe jeni shkëputur, kush nga ju përfiton leje qëndrimi? Përgjigje: Të gjithë ata që kanë qenë pajisur sikur dhe me një leje qëndrimi 10 vitet e fundit dhe nuk kanë më shumnë se 2 (dy) vjet që janë larguar nga shteti grek. Mund t’i rinovojnë dokumentat dhe të përfitojnë sërish leje qëndrimi. Gjatë viteve që kanë qëndruar në Greqi në mënyrë ilegale çdo dokument që vërteton banimin në shtetin grek do të luajë rol të rëndësishëm për të vërtetuar qëndrimin e tij. Në rast se janë familjarë dhe nuk kanë për çdo vit dokument që vërteton banimin e emigrantit, janë të mjaftueshme vërtetimet nga shkolla, deklarata tatimoire (forolijiki dilosi), nëse kanë sigurime, etj. SHEMBUJ: 1. Një emigrant ka qenë i pajisur me leje qëndrimi nga viti 2010 deri 2015 në shtetin grek. Aplikimi për lejen e qëndrimit që bëri më datë 30.03.2015 iu refuzua sepse nuk kishte numër të mjaftueshëm ensimash. Ka të drejtë të riaplikojë nëse nuk është larguar nga shteti grek. 2. Një emigrant ka qenë i pajisur me leje qëndrimi në periudhën 2005-2010, më pas u largua nga shteti grek në periudhëpn 2012-2014 dhe më pas erdhi sëroish, me pasaportë 3 mujore dhe vazhdon të jetojë në Greqi deri më sot. Në këtë rast, ka të drejtë të aplikojë sërish për leje qëndrimi nëse nuk është larguar më nga Greqia që në momentin që erdhi me pasaportë. 3. Një emigrant ka qenë i pajisur me lëeje qëndrimi në periudhën 2006-2011. U largua për dy vjet nga Greqia në 2012-2014 dhe më pas erdhi sërish me pasaportë 3 mujore dhe vazhdon të jetojë në Greqi deri sot. Në këtë rast ka të drejtë të aplikojë për leje qëndrimi, sepse dy vitet e fundit (2015 dhe 2016) vazhdon të jetojë në Greqi. KATEGORIA 4 Në rast se njeri nga fëmijtë ka lindur në shtetin grek: Në rast se njeri nga prindërit në momentin e lindjes së fëmijës është i pajisur me leje qëndrimi, atëherë ka të drejtë të bëjë bashkimin familjar dhe të pajisë edhe bashkëshortin/en me leje qëndrimi. Dy kushtet kryesore që duhet të plotësohen janë: - Dokumente që vërtetojnë se prindërit jetojnë në shtetin grek pas lindjes së fëmijës, - Duhet të ndodhet në shtetin grek gjatë kohës që fillojnë procedurat për bashkimin familjar. - Prindi që aplikon për leje qëndrimi nuk duhet të ketë munguar nga Greqiua më shumë se 6 (gjashtë) muaj dy vitet e fundit. Kjo mund të vërtetohet me librezën e vaksinimit të fëmijës, me vërtetim nga shkolla, nga kurset (frontistirio) që ndoshta ka bërë fëmija, nga aktivitetet që fëmija ka marrë pjesë. Paravolo Në rast se filloni aplikimin sërish dhe do të pajiseni PARAVOLO Në rast se do të filloni aplikimin sërish dhe do të pajiseni me leje qëndrimi, atëherë paravolo është 150 euro. Në rast se do të filloni sërish aplikimin për leje dyvjeçare, paravolo është 300 euro. A mund të blihen ensimat? Që nga data 1 dhjetor 2015, të gjithë kanë të drejtë të fillojnë të blejnë ensimat që iu mungojnë për të plotësuar ditët e nevojshme dhe të fillojnë procedurat e aplikimit pëe lejen e qëndrimit. Madje edhe për bashkimin familjar duhet që të dy partnerët të keni numrin e ensimave që iu nevojitet për të aplikuar për pajisjen me ëleje qëndrimi. Kush tjetër përfiton nga ligji i ri Të drejtën për të marrë leje qëndrimi për shkak të lindjes së fëmijës në Greqi, e kanë edhe gjithë ata që kanë lindur fëmijë jashtë martese. Përjashtohen familjet që kanë vetëm një prind. Në rast se një familje është larguar duke patur leje qëndrimi nga shteti grek dhe fëmija i tyre ka lindur në Greqi. Nëse proindërit bashkë me fëmijën kthehen në Greqi pa iu mbaruar leja e qëndrimit, atëherë kanë të drejtë të bëjnë bashkim familjar dhe të përfshijnë edhe fëmijtë që kanë lindur jashtë shtetit grek. Për më shumë informacion: DEDES & ASSOCIATES, Athinë (stacioni i metrosë Eavangelismos), Leoforo Vasilisis Sofias 35, kati i 1-rë, tel.: 210 3621415, fax: 210 3623308 www.dedeslaw.gr, general@dedeslaw.gr

Ndaje me miqte