Tekstet shkollore shqiptare diskutohen në parlamentin grek
Tribuna
05 Tetor 2017
Të njëjtën ditë që shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, po takohet në Selanik me homologë nga rajoni, përfshirë dhe homologun shqiptar, Ditmir Bushati, zëvendësministri i jashtëm grek, ka raportuar në parlament për një tjetër problem që Athina ka evidentuar në marrëdhëniet me Tiranën.
Zëvendësministri Janis Aamanatidis, është thirrur të raportojë mbi demarshet e bëra lidhur me atë që cilësohet si një tjetër provokacion i palës shqiptare dhe që lidhet me tekstet shkollore të historisë dhe gjeografisë.
Interpelanca është kërkuar nga njeri prej deputetëve të partisë Grekët e Pavarur, pjesëmarrëse në qeverinë e drejtuar nga Aleksis Tsipras.
“Kemi një problem shumë serioz. Në fillim të vitit shkollor në Shqipëri, në tekstet e klasës së 9-të dhe të 12-të, vazhdojnë të përfshijnë një kapitull me titullin “Zona shqiptare në Greqi”. Në këto tekste paraqiten si zona të ?amërisë nga ndarja e Epirit të Veriut. Konica, Kosturi, gjithë Epiri, Preveza, Arta, Igumenica”, ka theksuar deputeti Dimitris Kamenos dhe ka shtuar:
“Me gjithë marrëveshjet e vazhdueshme ndërshtetërore, po shohim se shqiptarët insistojnë, ndërsa ne, në shenjë vullneti të mirë kemi hequr nga tekstet tona shkollore çdo referim ndaj Epirit të Veriut. Ky është një provokacion shumë i rëndë”,
ka thënë deputeti grek, shef i grupit parlamentar të Grekëve të Pavarur.
Në përgjigjen e tij, zëvendësministri i jashtëm ka vënë në dukje se qeveria greke po e ndjek me vëmendje këtë çështje, e cila sipas tij është shtruar edhe në takimet e komisioneve të përbashkëta të ekspertëve.
“Më 21 shkurt 2017 u bë mbledhja e tretë e komisionit, dy mbledhjet e tjera janë bërë në 2007 dhe 2014. Me gjithë kërkesën tonë, pala shqiptare nuk pranoi që në këtë mbledhje të diskutohej tekstet problematike të historisë dhe të gjeografisë. Por në protoll u shkruajt se do të ishin objekt diskutimi në mbledhjen e ardhshme, të planifikuar për në maj të këtij viti, por që nuk u bë për shkak të zgjedhjeve në Shqipëri dhe me përgjegjësinë e palës shqiptare”.
Amanatidis e cilësoi si të “papranueshme dhe ofenduese” mbajtjen e kapitujve mbi zonat shqiptare në Greqi.
Kjo dëshmon se shteti shqiptar është akoma i mbërthyer në këndvështrime anakronike, nacionaliste dhe megalomane që janë të dëmshme në radhë të parë për vetë Shqipërinë”, ka thënë zëvendësministri i jashtëm grek.
Gjithsesi, Amanatidis, tha se presioni më i madh që është ushtruar ndaj Tiranës lidhet me pesë kriteret që ka shtruar Këshilli i ministrave i BE-së dhe aë sipas tij janë: reforma e sistemit gjyqësor, reforma e administrastës publike, luftimi i korrupsionit, luftimi i krimit të organizuar dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Ndaje me miqte