0030 210 33 18 483

Tërmet te Panathinaikosi. Largohet presidenti Alafuzos

Tribuna 22 Shtator 2017

Presidenti i Panathinaikosit, Janis Alafuzos, njoftoi me anë të një deklarate largimin e tij nga “timoni” i klubit. Ky zhvillim erdhi pak ditë pas dështimit të negociatave me presidentin e basketbollit, Dimitris Jianakopulos që ta merrte ky edhe ekipin e futbollit. “Për mua personalisht, është e pamundur në pikëpamje psikologjike dhe ekonomike, të vazhdoj mbështetjen dhe menaxhimin e klubit”, thekson Alafuzos. Janis Alafuzos, në deklaratën e vet, nënvizon se që nga dita që u vu në krye të Panathinaikosit, ka kontribuar me 42 milionë euro nga pasuria e tij personale. Alafuzos shton se është i gatshëm që të financojë edhe nevojat e afërta të klubit, që arrijnë në 20 milionë euro. Alafuzos u bën thirrje “protagonistëve historikë” të familjes së PAO-s që “të bëjnë edhe ata detyrën e tyre dhe të fusin edhe ata dorën në xhep”. “Tifozëve dhe miqve të PAO-s u detyrohem një falënderim të madh sepse qëndruan përkrah nesh dhe e kuptuan se e vetmja që doja ishte ta shpëtoj dhe pastaj të shkojë mirë ekipi. U kërkoj ndjesë sepse i zhgënjeve dhe sepse nuk mundem të vazjhdoj të mbaj këtë barrë. Bëra aq sa munda. Momenti i të vërtetës erdhi. Gjithë ata që e duan ekipin dhe që kanë mundësi të ndihmojnë, erdhi koha që ta bëjnë”, përfundon Alafuzos. Lojtarët, të shokuar Lajmi për largimin e Alafuzos nga drejtimi i klubit ka rënë si një rrufe në qiell të pastër për lojtarët dhe teknikët. Ata u informuan për deklaratën pak pas largimit nga qendra stërvitore dhe të gjithë u deklaruan të shokuar nga ky zhvillim. Të gjithë janë të shqetësuar për të ardhmen e kulbit dhe do të shkojnë me një psikologji shumë të keqe në ndeshjen me Panetolikos në Agrinio. Tifozët i bëjnë thirrje Janakopulos Mijëra tifozë të Panathinaikosit i kanë drejtuar mesazhe presidentit të basketbollit Dimitris Janakopulos, me kërkesën që ky të marrë përsipër shpëtimin e ekipit të futbollit. Ata shprehen se Janakopulos përbën të vetmen zgjidhje të besueshme për shpëtimin e Panathinaikosit dhe thotë që po t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së tyre ata do ta mbështesin pa rezerva. farë do të ndodhë Largimi i Alafuzos e fut Panathinaikosin në një rrugë plot peripeci, gjë që i shtohet gjendjes jo të mirë të ekipit në kampionat. Analistët sportivë parashikojnë se përballë gjendjes së keqe financiare, klubi do të detyrohet të shesë “për dy groshë” lojtarët e tij më të mirë. Reduktimi i shpemnzimeve do të jetë kushti kryesor për të shpresuar mbijetesën. Analistët shtojnë se Panathinaikosi do ta ketë shumë të vështirë të sigurojë licensimin për t’u ndeshur në edicionin e ardhshëm të kupave të Europës. Sigurisht, për të mbërritur deri në Europë duhet më parë që të mbyllë sezonin dhe ky konsiderohet basti më i madh për PAO-n.

Ndaje me miqte