Tërmeti një person nxirret i gjallë nga rrënojat
24 Gusht 2016
Një burrë u nxorr sot nga rrënojat e shtëpisë së rënë si pasojë e tërmetit të sotëm në Amatrice, Itali.
Sipas websitit italian “Tgcom 24”, ai kishte ngelur nën rrënoja. Personi u nxor me barelë nga forcat zjarrfikëse në një operacion shpëtimi, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë të humbur. Në këto foto pasqyrohet momenti i nxjerrjes së tij nga rrënojat .
gjyshja shpëton dy nipërit duke i fshehur poshtë krevatit
Ishte gatishmëria e një gruaje, gjyshe e dy nipërve, që i shpëtoi fëmijët nga tërmeti që goditi Pescara del Tronto pjesë e Arquata del Tronto, në provincën e Ascoli Piceno.
Gjyshja i fshehu fëmijët poshtë krevatit dhe dy vëllezërit të moshës 4 dhe 7 vjeç mbijetuan. Gruaja është ende nën gërmadha, por i përgjigjet ekipeve të shpetimit.
Sipas websitit italian “Tgcom 24”, kjo është një ndër historitë e shumta që ndeshen nga tregimet e të mbijetuarve.
Irina shpëton pas 7 orësh- Shtatë orë nën rrënoja, orë pune për t’i shpëtuar dhe në fund Irina ia doli. Gruaja u transportua me ambulancë dhe u dërgua në spitalin më të afërt.
Ndaje me miqte