0030 210 33 18 483

Tërmeti në Janinë sizmologët në mëdyshje

TRIBUNA 17 Tetor 2016

Banorët e Janinës e kanë kaluar sërish natën jashtë banesave të tyre, pas një tërmeti tjetër të fortë që u shënua në orët e vona të mbrëmjes së të dielës. Lëkundjet e këtij tërmeti të ri, me magnitudë 4,3 ballë, u shënuan në orën 22,00. Thellësi e tij ishte 5 km dhe epiqendra 29 km në verliperëndim të Janinës. Të hënën, në rrethin e Janinës qëndrojnë të mbyllura shkollat dhe kopshtet, si dhe universiteti, për arsye profilaktike. Po ashtu shumë prej shërbimeve të adminisatratës publike, ndërsa gjykatat nuk do të funksiohnjojnë deri më 19 tetor. Ndeshja për superligën PAS Janina-Levadiakos, që u anullua të dielën, është kërkuar që të mos luhet as sot. Gjithsesi, ekspertët thonë se aktiviteti sizmik në zonë po çtensionohet gradualisht, por ende ngurrojnë të përjashtojnë krejtësisht mundësinë e një tërmeti të fuqishëm. Kreu i shërbimit kombëtar antisizmik, Eftimios Lekas, deklaroi të hënën paradite për mediat vendase, se që nga tërmeti i të shtunës janë shënuar më shumë se 200 lëkundje metasizmike, disa prej të cilave me magnitudë të lartë. Ai vërejti se po shënohet një çtensionim gradual i aktivitetit sizmik, por theksoi se duhet pritur të kalojnë 48 orë, për të nxjerrë përfundime të sakta. Gjithsesi, sizmologu i njohur grek tha se në zonë ka mjaft vatra sizmike, por ato janë të vogla dhe nuk është akumuluar kaq shumë energji sa të shpërthyer në një tërmet shumë të fuqishëm. Ndërkaq, sizmologë të tjerë kanë shprehur një mendim të ndryshëm. Një tjetër sizmolog i njohur grek, Kostas Papazahos, vërejti se zona e stimuluar është shumë më e madhe në raport me 5,3 ballët e tërmetit të së shtunës. Sipas tij, “kjo do të thotë që potencialisht, kjo vatër mund të japë një tërmet më të madh”. Sizmologu solli në kujtesë edhe faktin se në zonën e Janinës ka patur shekujt e kaluar tërmete të fuqishme, me magnitudë deri në 6,3 gradë të shkallës Rihter.

Ndaje me miqte