0030 210 33 18 483

Tërmeti &ldquoshkund&rdquo Athinën. Nuk ka gjasa për lëkundje më të fuqishme

Tribuna 15 Janar 2018

Një lëkundje e fuqishme tërmeti është ndjerë në gjithë Athinën, orët e vona të mbrëmjes së të hënës. Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik, tërmeti u shënua në orën 22,24. Magnituda ishte 4,4 ballë dhe epiqendra u lokalizua në Stamata, 24 km në verilindje të Athinës. Shkaku që lëkundja ishte kaq e ndjeshme lidhet me thellësinë e vatrës që nuk ishte më shumë se 5 km. Sipas shërbimit zjarrfikës, nuk janë raportuar dëmtime ose të lënduar. Sipas sizomologut Eftimios Lekkas, nuk ka gjasa që të vijojnë lëkundje më të fuqishme dhe rrjedhimisht më të rrezikshme. “Në zonën e Stamatas strukturat janë të tilla që nuk mund të japin lëkundje më të mëdha. Skenari më i mundshëm është që të vazhdojnë lëkundje të dobeta metasizmike, derisa fenomeni të shfuqizohet”, deklaroi Lekkas për mediat greke. Një sizmolog tjetër, Jorgos Huliaras, tha se tërmeti vjen nga e njëjta vatër që më 9 janar prodhoi 18 lëkundje sizmike brenda 10 orëve.

Ndaje me miqte