0030 210 33 18 483

Tetë ushtarakë turq kërkojnë azil politik në Greqi. Ankaraja: &ldquoJanë tradhëtarë&rdquo

TRIBUNA 16 Korrik 2016

Tetë pjesëtarë të forcave ajrore turke kanë këkuar strehim politik në Greqi. Ata u futën rreth orës 12,00 në hapësirën ajrore greke dhe kërkuan të uleshin në një prej aeroporteve të afërta, për arsye të një defekti teknik. Përpara kësaj, aviona luftarakë grekë, të tipit F-16 u ngritën nga baza e Limnos dhe shoqëruan helikopterin, që nuk kishte paraqitur plan fluturimi. Përfundimisht, helikopteri i tipit Black Hawk, u ul në aeroportin e Aleksandropolit, qytet grek, rreth 300 km larg nga Stambolli. Shtatë prej tetë personave që ndodheshin në bord, kishin uniforma të forcave ajrore turke. Sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, ata ishin 3 majorë, 3 kapitenë dhe 2 rreshterë. Menjëherë pas uljes së helikopterit, ata u dërguan në drejtorinë policore të Aleksandropilit, ku po mbahen. Aty, ata kërkuan azil politik në Greqi. Shtabi i përgjithëm i forcave të armatosura greke, lëshoi një njoftim për shtyp, ku thuhet se helikopteri do të kthehet mbrapsht, në Turqi. Sa i përket kërkesës së tetë personave për azil politik, shtatmadhoria greke thotë se kërkesa e tyre do të shqyrtohet nga autoritetet kompetente. Sipas mediave greke, ata janë pjesëtarë të grupit që kreu tentativën për grusht shteti, mbrëmjen e të premtes, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. avushoglu: Greqia të dorëzojë “tetë tradhëtarët” Ministri i jashtëm i Turqisë Mevlud avushoglu kërkpoi nga Greqia dorëzimin e helikopterit dhe “tetë tradhëtarët”, me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetin social Twitter.

Ndaje me miqte