The Economist për zhvillimet rreth Greqisë: &ldquoDivorc a la grek&rdquo
19 Qershor 2015
“Divorc a la grek” (My big fat Greek divorce), është titulli i ballinës së fundit të revistës britanike The Economist, një perifrazim i kinokomedisë së njohur amerikane me Nina Vardalos dhe John Corbett, për të komentuar zhvillimet në negociatat e qeverisë greke me kreditorët.
“Kurrë nuk është e këndshme të shohësh se si një marrëdhënie shkatërrohet”, shkruan autori, duke vënë në dukje se “kryeministri i Greqisë akuzon kreditorët se duan të nënshtrojnë vendin dhe FMN-në për përgjegjësi kriminale në problemet me të cilat ndeshet Greqia”.
Në krahun tjetër, “politikanë të spikatur të Eurozonës deklarojnë hapur se, pa një marrëveshje për çlirimin e fondeve të shpëtimit në pak ditët e ardhshme, atëherë konturohet falimentimi dhe Grexit".
Sipas The Economist, negociatat mund të shndërrohen në një duel të drejtëpërdrejtë midis Aleksis Tsipras dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
“Marrëveshja mund të jetë e mundshme, mirëpo palët e implikuara kanë neveri për njera-tjetrën. Po ishte një martesë, atëherë do të merreshin avokatët me këtë marrëdhënie. Divorci do të jetë një fatkeqësi për të gjithë. Mirëpo, nëse Greqia dhe Eurozona nuk ndyshojnë termat e marrëdhënies së tyre, edhe sikur të mbeten bashkë, situata nuk do të jetë më e mirë”, nënvizon The Economist.
Tribuna
Ndaje me miqte