0030 210 33 18 483

&ldquoThe Guardian&rdquo: Parku Kombëtar i Butrintit në 10 më të bukurit e Europës

09 Prill 2015

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”, në artikullin e saj kushtuar turizmit, rendit 10 Parqet Kombëtarë më të bukur në Europë për t’u vizituar nga turistët, bazuar në sugjerimet e lexuesve . Mes tyre renditet edhe Parku Kombëtar i Butrintit në Shqipëri, të cilin gazeta e rekomandon si një destinacion për t’u vizituar patjetër. “Shumë pak vizitorë, rrënoja mahnitëse greke, romake, osmane. I ndodhur në pjesën jugperëndimore të vendit, është një destinacion që duhet të vizitohet patjetër nga adhuruesit e historisë së lashtë; krenohet me një numër të konsiderueshëm vendesh arkeologjike dhe konsiderohet si një “mikrobotë e historisë shqiptare”, shkruan gazeta e njohur britanike në artikullin e saj. “Një tjetër lajm i mirë për Shqipërinë, këtë herë nga prestigjiozja britanike “The Guardian” - Parku i Butrintit renditet në 10 parqet kombëtare të Europës që patjetër duhet vizituar!”, ka njoftuar edhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook. Në janar të këtij viti, Butrinti u përzgjodh si njëri nga 12 destinacionet historike për t’u vizituar në Evropë nga theculturetrip.com.Butrint2 Qyteti antik i Butrintit u shpall për herë të parë monument kulture më 1948; më 1999 u regjistrua në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s; më 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë dhe pjesën e lagunës dhe zonën bregdetare të Butrintit - Kepin e Stillos - u shpallën Zonë Ramsar dhe Park Kombëtar (Kategoria II e IUNC-it për Kategorinë e Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura). Në saje të rëndësisë së tij për të ruajtur trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike, Butrinti u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Një zonë prej 2900 ha, përfshirë peisazhe me rëndësi kulturore dhe vendosjet arkeologjike, u përfshi në në UNESCO. Butrinti është një mikrokozmos i historisë së Mesdheut, që prezanton ngritjet dhe uljet e perandorive të mëdha që kanë mbizotëruar në rajon. Sot është një amalgamë e monumenteve që prezantojnë një hapësirë me mbi 2000 vjetë nga tempujt helenikë të shek. 4 para Kr. deri në kalatë osmane të fillimit të shek. 19. Në bazë të mitologjisë klasike, Buthrotum u ndërtua nga mërgimtarët që ikën pasi ra Troja. Me të arritur, djali i Priamit, Helenusi, sakrifikoi një dem, i cili përpëlitej i plagosur dhe ngordhi në breg. Duke e marrë këtë si një shenjë të mbarë, vendi u quajt Buthrotum që do të thotë “dem i plagosur”. Poema epike e Virgjilit, Eneida, rrëfen për Eneun që vizitoi Butrintin gjatë rrugës së tij për në Itali. Në vitin 228 para Kr., ai ra nën sundimin Romak, dhe në shek. e parë para Kr. u bë pjesë e provincës së Maqedonisë. Jul Cezari ngriti një koloni dhe vendosi veteranët e tij rreth vitit 45 para Kr., ndërsa Augusti dyfishoi madhësinë e qytetit dhe kolonizatorëve Romak. Ndërtesa të reja u ndërtuan përfshirë edhe një akuadukt, banjë romake, disa shtëpi, forumi dhe nimfeu. Madhësia e qytetit u dyfishua dhe trefishuar deri sa u ndërpre gjatë periudhës së më vonshme të Perandorisë. Sot vendi është i hapur për vizitorët si pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit. 10 Parqet Kombëtare të Evropës që duhen vizituar nga turistët: Durmitor, Mali i Zi Liqenet Plitvice, Kroaci Parku Kombëtar Sierras de Cazorla, Segura dhe las Villas, Spanjë Helvetinjärvi, Finland Pylli Bia?oëie?a, Poloni dhe Bjellorusi Caldera de Taburiente, Ishujt Kanare Pirin, Bullgari Monti Sibillini, Itali Parku Kombëtar i Butrintit, Shqipëri Vatnajökull, Islandë

Ndaje me miqte