Theresa May &ldquombretëresha e akullt&rdquo kryeministrja e re e Britanisë
14 Korrik 2016
Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila u zgjodh kryeministrja e dytë grua në historinë e vendit pas Margaret Thatcher, duket se që tani ka plotësuar nevojën për siguri dhe stabilitet në vendin i cili hyri në fazë turbulencash pas vendimit për daljen nga Bashkimi Evropian.
May mori edhe detyrën e lideres së re të Partisë Konservatore në pushtet nga David Cameron.
Miqtë e saj të punës e quajnë “mbretëresha e akullt” për shkak të humorit të rëndë dhe qëndrimit autoritar, ndërkohë që paraqitet si simbol i “besueshmërisë” dhe “gjakftohtësisë”.
Boshllëku që u krijua nga pasiguria në marrëdhëniet me shtetet evropiane pas referendumit për dalje nga BE-ja më 23 qershor dhe deklarimi i kryeministrit Cameron se do të largohej nga detyra, fillimisht ndikoi në valutën e Britanisë.
Stërlina britanike, që ra në vlerën më të ulët në 35 vitet e fundit, i shndërroi në rreziqe reale skenarët në lidhje me ekonominë e vendit si asnjëherë më parë.
Ndërkaq, me përcaktimin, të hënën e kaluar, se May mbetej kandidatja e vetme për kryeministre, kjo pati ndikim te sterlina dhe valuta kaloi në rritje qoftë edhe në mënyrë të kufizuar.
Artikulli i një gazete me titullin “Theresa May është e mërzitshme, por e besueshme dhe mbase ajo që i duhet Britanisë tani”, përmbledh periudhën turbulente në të cilën kaloi vendi.
May, e cila thotë se “filozofia ime nuk është të flas, por të bëj”, është kundër perceptimit të politikës si “lojë”.
Sesa seriozisht e merr politikën May, këtë e tregojnë fjalët e saj.
“Vendimet që marrim ndikojnë në jetën e njerëzve dhe kjo është një gjë që përherë duhet ta kemi parasysh”, thotë May.
Theresa May, e cila kur e prezanton veten thekson se është e bija e një teologu dhe mbesa e një ushtari, thotë se “shërbimi publik gjithnjë ka qenë dhe është pjesë e jetës sime”.
Aktualisht May ndodhet në fazën e re politike pas referendumit për dalje nga BE-ja, ndërkaq, ajo i mbetet besnike Cameronit duke përfaqur qëndrimin në anën e unitetit të vendit.
Megjithatë, May po ashtu nuk mori roli aktiv gjatë fushatës.
May kishte mendime të ngjashme me politikanët antiBE në tema si çështja e migrantëve dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, ndërsa në kabinet u pa si “mbështetëse e fshehtë e Brexit”.
Në këtë mënyrë, May ka marrë edhe mbështetjen e kundërshtarëve të BE-së në Britani, vend i cili po përgatitet t’i ndajë rrugët me BE-në.
Kujdesi i lartë që ka treguar ndaj detajeve gjatë karrierës si ministre, miqtë e punës e kanë quajtur si “kujdes mikroskopik”.
Megjithatë, jo të gjithë kanë ngelur me këtë “kujdes” dhe me politikat që ajo ka zhvilluar si ministre.
Ndërkohë që si sukses i saj gjatë periudhës si ministre e Brendshme llogaritet fakti që në Britani nuk ka patur incident të madh terrorist dhe niveli i krimit është ulur.
Në listën e dështimeve të saj bën pjesë mosrealizimi i premtimit se do ta ulte migrimin neto i cili mesatarisht është në nivelin 300 mijë në vit, nga nën 100 mijë të premtuar.
Ndaje me miqte