0030 210 33 18 483

Tirana dhe Athina diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit ekonomik

27 Janar 2016

Sekretari i përgjithshëm për marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare në ministrinë e Jashtme greke, Jorgos Tsipras ka vizituar Tiranën, ku është takuar me ministrin e industrisë dhe energjisë, Damjan Gjiknuri dhe ministrin e zhvillimit ekonomik, turizmit, tregtisë dhe sipërmarrjes, Arben Ahmetaj. Me ministrin Gjiknuri Tsipras ka diskutuar mbi perspektivën e zgjerimit të bashkëpunimit energjitik në nivel rajonal, me theks në progresin e ndërtimit të gazsjellësit TAP. Ndërsa ministri Ahmetaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve. Shifrat ekonomike tregojnë për një rritje të investimeve dhe volumit tregtar mes dy vendeve. Nga ana tjetër, bizneset greke kane një traditë në Shqipëri të lidhur me sektorin bankar, telekomunikacionin dhe sektorin e ndërtimit, ndërsa shtoi se numri i tyre po rritet në tregun vendas. Ahmetaj bëri një prezantim të përgjithshëm të performancës ekonomike dhe nismave të ndërmarra në kuadër të konsolidimit të rritjes. “Në vitin 2014 rritja ekonomike u dyfishua krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2015, ajo është në nivelin e 2.7% ndërsa për vitin 2016 presim një kapercim në 3.4-3.5% - u shpreh Ministri. Ai përmendi disa nga ndryshimet e bëra në kuadër të përmirësimit të klimës së biznesit dhe investimeve në vend, me qëllim krijimi e një terreni ekonomik të shëndetshëm dhe atraktiv për investitorët. Nga ana e tij, Tsipras u shpreh se Greqia ka kaluar një periudhë të vështirë, por pritshmëritë e qeverisë këtë vit janë për një përmirësim nga -3% në -0.5%. “Kemi ndërmarrë shumë reforma, kryesisht për menaxhimin e borxhit dhe kontrollin e financave publike. Kemi përmirësuar kapacitetet e pagimit të borxhit dhe po punojmë për rimëkëmbjen e ekonomisë”, u shpreh ai. Tsipras theksoi se Greqia është një partner natyral i Shqipërisë, të dy vendet janë anëtarë të NATO dhe Greqia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit europian. “Në rajonin e Ballkanit nuk ka dy ekonomi kaq të integruara sa ekonomitë e dy vendeve tona, e megjithatë ka ende shumë hapësirë për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin”, tha Tspiras. Sekretari i përgjithshëm për marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare në ministrinë e Jashtme greke, Jorgos Tsipras mori pjesë në Tiranë edhe në prezantimin e Udhërrëfyesit të parë të sipërmarrjes Greko-Shqiptare “HELLENIC - ALBANIAN BUSINESS Relations INDEX”, hartuar nga Zyra për ështjet Ekonomike dhe Tregtare të Ambasadës së Greqisë në Tiranë. Tsipras ishte oratori kryesor në ceremoninë e prezantimit, ku foli edhe zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e investimeve greke për ekonominë e Shqipërisë. Tribuna

Ndaje me miqte