0030 210 33 18 483

Totti: Të dielën ndeshja ime e fundit nga e hëna një sfidë e re

26 Maj 2017

“Roma-Genoa, te dielen, me 28 maj 2017, do te jete hera e fundit qe do te luaj me fanellen e Romes- Mund te them vetem qe dashuria ime per futbollin nuk perfundon: eshte pasioni im. Eshte e veshtire qe ta mendosh largimin. Por, qe nga e hena jam i gatshem per te rinisur. Jam i gatshem per nje sfide te re”. Keshtu ka shkruar Francesco Totti sot ne nje mesazh ne profilin e tij Facebook. Gandini: Binomi Totti-Roma do te avancoje “Vitin e ardhshem pa Tottin ne fushe do te jete ndryshe. Kjo nuk ka dyshim. Nuk mund te them se kjo do te ndikoje ne fushaten e abonimeve. Une besoj se ajo qe ka dhene Francesco per klubin, me karrieren dhe prezencen e tij, do te vazhdoje ne nje menyre tjeter. Pra, binomi Totti-Roma do te avancoje”. Keshtu ka deklaruar administratori i deleguar i Romes, Umberto Gandini, gjate prezantimit te fushates se abonimeve. “Tashme kemi nje ndeshje vendimtare qe vlen per vendin e dyte, cka na con direkt ne Champions, ndaj duhet te jemi teper te perqendruar. Nese gjithcka shkon ashtu sic e kemi parashikuar, kjo do te jete nje mundesi tjeter per te festuar ende, bashke me nje lojtar te madh sic eshte Francesco”, ka theksuar ai.

Ndaje me miqte