0030 210 33 18 483

Trafiku i drogës &ldquoforcojnë bashkëpunimin grupet kriminale greke dhe shqiptare&rdquo

Tribuna 29 Tetor 2017

Shqipëria është vendi kryesor i kultivimit në natyrë të kanabisit dhe furnizuesi numër një i tregut europian me këtë lloj droge. Ndërsa Greqia përbën një nga dy rrugët kryesore prej nga kanabisi kalon në Europë. Kështu ka bërë të ditur shefi i departamentit të antidrogës për Athinën, Kostas Panagiotopoulos, duke folur për agjencinë vendase të lajmeve ANA-MPA. Sipas tij, organizatat kriminale shqiptare implikohen në trafikimin e kanabisit, bazuar në një rrjet shpërndarësish që gjendet në komunitetet e bashkatdhetarëve nëpër Europë. Por sa i përket Greqisë, organizatat kriminale të trafikimit të kanabisit që veprojnë në vend përbëhen më së pari nga vetë shtetas grekë dhe pas tyre vijnë shqiptarët, afganët dhe pakistanezët. Njëlloj edhe sa i përket kokainës dhe heroinës, ku grekët she shqiptarët kanë dy vendet e para. Mjetet që përdoren për futjen e drogave në Greqi janë autovetura, furgona, autobusa, jet ski, skafe të shpejtë, ndërsa një vend të rëndësishëm në rrugët e trafikimit përbëjnë kalimet e pambrojtura të kufirit të gjelbër ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë. Greqia përbën një vend tranzit për heroinën, ndërsa Shqipëria përdoret në masë të madhe për magazinimin e kësaj droge dhe në vazhdim dërgohet për në vende të tjera të Europës, përfshirë Greqinë. Bashkëpunimi i organizatave kriminale greke dhe shqiptare është forcuar shumë vitet e fundit, thekson shefi i antidrogës së Athinës.

Ndaje me miqte