0030 210 33 18 483

Tragjedi në familjen shqiptare: ekzekutohet nëna para syve të të shoqit dhe fëmijve

TRIBUNA 03 Shkurt 2017

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur duke u gdhirë e premte në Peristeri të Athinës. Persona të panjohur kanë mësyrë në banesë dhe kanë qëlluar mbi çiftin, duke lënë të vrarë gruan 50 vjeçare dhe plagosur bashkëshortin e saj të moshës 50 vjeç. Siç raporton agjencia zyrtare greke, ANA-MPA, ngjarja ka ndodhur në orën 02,00 pas mesit të natës, në rrugën Olympu në Peristeri. Porta e banesës nuk ka shenja dhunimi, çka dëshmon se viktimat ndoshta i njihnin autorët e krimit. Këta kanë qëlluar në kokë gruan e pafat dhe bashkëshortin, ndërsa kanë plagosur me sende të forta edhe djalin 27 vjeçar, ndërsa nuk kanë prekur vajzën 17 vjeçe. Burrë e grua u dërguan në spitalin Attiko, ku u konstatua vdekja e 50 vjeçares, ndërsa bashkëshorti po kurohet në gjendje të rëndë. Në vendgjarje ndodhen oficerë të departamentit të krimeve kundër jetës, ndërsa drejtoria e sigurimit publik e Atikës po heton për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen, autorët dhe motivim e krimit.

Ndaje me miqte