0030 210 33 18 483

Transparency International: &ldquoShqipëri mungon sundimi i ligjit korrupsion i shfrenuar&rdquo

09 Shtator 2016

Organizata ndërkombëtare Transparency International ka publikuar raportin për Shqipërinë, të titulluar: “Shqipëria nuk ka institucione të pavarura të mbikëqyrjes, duke e lënë derën hapur për korrupsion. “Kultura e pandëshkueshmërisë, mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsioni i shfrenuar, çështje që duhen trajtuar urgjentisht”, konkludon raporti. Ky është një raport gjithpërfshirës, i pari i këtij lloji i organizatës Transparency International për gjendjen e demokracisë në Shqipëri, funksionimin e institucioneve kryesore të saj dhe rolin e tyre për të luftuar kundër korrupsionit. Raporti nxjerr në pah të meta serioze në të gjitha hallkat e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Raporti “Vlerësimi i Sistemit Kombëtar të Integritetit" analizon 4 sektorë kryesorë: politiko-institucionalë, social-politikë, social-ekonomikë dhe social-kulturorë. Transparency International tha se “Shqipëria mbetet e prekshme ndaj korrupsionit për shkak të ndërhyrjeve politike dhe mungesës së pavarësisë në institucionet kyçe të mbikëqyrjes”. Cornelia Abel, koordinatore e Transparency International për Europën Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor nënvizoi se “Shqipëria nuk i plotëson kërkesat e Bashkimit Europian për luftën kundër korrupsionit dhe nëse nuk ndërmerr reforma kyçe, kjo mund mund të pengojë integrimin në BE,” tha ajo duke shtuar se “Eshtë shqetësuese që institucionet e ngritura për të garantuar se vendimarrësit do të veprojnë në interes të qytetarëve shqiptarë, nuk kanë fuqi, pavarësi dhe burime për ta realizuar këtë”. Sipas raportit “të 15 institucionet dhe sektorët e shqyrtuar janë larg të qenit shtylla të forta për luftën kundër korrupsionit. Në terma relativë, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Avokati i Popullit janë më të mirët në këtë sistem, ndërsa Shoqëria Civile, Prokuroria dhe Gjyqësori janë ndër më të dobëtit”. Raporti përmban kritika të ashpra për punën e gjyqtarëve, për mungesë të theksuar profesionalizmi. Sipas tij “Gjyqtarët jo vetëm që kanë treguar nivele të ulëta të të kuptuarit të disa prej nocioneve kyçe të korrupsionit, si për shembull përfitimet, influencimi apo qëllimi, por as që kanë ushtruar të drejtën e tyre për të kërkuar më shumë prova në raste kur kjo ka qenë e nevojshme. Asnjë zyrtar i lartë nuk është shpallur fajtor për korrupsion”. Duke iu referuar një studimi tjetër për Shqipërinë, Indeksit “Bertelsmann” të Transformimit, raporti thekson se “në krahasim me vendet e tjera paskomuniste transformimi i Shqipërisë ka mbetur më pas. Një prej shqetësimeve kryesore të viteve të fundit është pafuqishmëria e shtetit për t'u bërë ballë interesave private dhe atyre të biznesit që ndikojnë në vendimet politike”. Raporti thekson se “kultura e mosndëshkueshmërisë, mungesa e sundimit të ligjit dhe korrupsioni i shfrenuar janë çështje që duhen trajtuar në mënyrë urgjente”. Në disa prej kritikave të ashpra të organizatës Transparency International, përmendet fakti që, megjithëse korrupsioni është i kudondodhur, është vështirë të gjendet një rast dënimi i zyrtarëve të lartë. "Shqipëria ka pothuajse zero historik hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh për korrupsionin politik të nivelit të lartë. Një raport konfidencial i OSBE-së i zbuluar dhe i nxjerrë në media kohët e fundit bënte një përmbledhje të një numri të madh aludimesh të ngritura kryesisht nga media duke lidhur figura të ndryshme politike me korrupsionin ose krimin. Edhe pse nuk është opinioni zyrtar i kësaj organizate, OSBE u shpreh se dokumenti ishte i vërtetë dhe në përmbajtje ka informacion për shkelje ligji nga 36 deputetë shqiptarë, përfshirë kryeministra të mëparshëm e të tanishëm, si edhe Kryetarin e Kuvendit". Raporti vazhdon me tej duke përmendur raste pandëshkueshmërie. “Pothuajse të gjithë udhëheqësit e tanishëm të partive të rëndësishme politike janë gjykuar për akuza korrupsioni e më vonë janë nxjerrë të pafajshëm. Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane, Ministër i Mbrojtjes në vitin 2008, u gjykua për tragjedinë e Gërdecit, por Gjykata e Lartë e pushoi çështjen në vitin 2012 me argumentin se krimi për të cilin po gjykohej Mediu ishte pjesë e një amnistie me rastin e njëqindvjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, Ministër Transporti në vitin 2005, u hodh në gjyq tre vjet më vonë për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së procedurave në tendera publike për atë që njihet si “Rruga e Kombit” me një dëm ndaj shtetit shqiptar të përllogaritur në shifrën 337 milionë dollarë. ?ështja gjyqësore kundër Bashës u deklarua e pavlefshme për arsye procedurale. Në 2011, Ilir Meta, Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), u gjend në epiqendër të një skandali korrupsioni, që krijoi zemëratë të madhe të publikut e më pas çoi në protestën e 21 janarit 2011, në të cilën u vranë katër protestues. Meta u deklarua i pafajshëm nga gjykata me argumentin kryesor se videoja që tregonte Metën dhe ish Ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë tek flisnin për ryshfete në sasi të mëdha, nuk ishte e vërtetë, pavarësisht opinionit të kundërt që patën ekspertët ndërkombëtarë që ishin ftuar ta shqyrtonin videon”. Koordinatorja e Transparency International theksoi se “reforma e fundit për drejtësinë në Shqipëri ishte një fillim i mirë, por mbetet e paplotë. Disa prej ligjeve në paketën e reformës në drejtësi pritet të miratohen nga Parlamenti, ndërsa sytë janë të drejtuar nga qeveria për t’u siguruar që reforma do të zbatohet në të vërtetë. Shumë më tepër nevojitet për t’u bërë, në mënyrë që Shqipëria të hapë negociatat me BE-në,” tha Abel nga Transparency International. Sipas raportit “Korrupsioni politik është i dukshëm në rastet e financimit të partive, keqpërdorimit të burimeve publike për fushatë zgjedhore ose në rastet e blerjes së votës, të raportuar në media”. Sipas raportit korrupsioni ka lidhje të drejtëpprdrejtë edhe me lulëzimin e krimit të organizuar. “Një vlerësim i vitit 2015 për krimin e organizuar në Shqipëri e vendos nivelin e lartë të korrupsionit në polici dhe institucionet e zbatimit të ligjit si një nga arsyet kryesore që e lejon krimin të lulëzojë”. Sipas koordinatores së Transparency International “ky raport tregon qartazi se ku nevojiten ndryshimet për të luftuar korrupsionin. Shqipëria ka një ndër nivelet më të larta të korrupsionit të perceptuar në të gjithë rajonin. Shqiptarët janë të zhgënjyer nga sistemi politik dhe janë të lodhur teksa shohin të korruptuarit që përdorin paratë dhe influencën për t’i shpëtuar ndëshkimit,” tha Abel, ndërsa shtoi se “zyrtarët e zgjedhur dhe të emëruar duhet të kuptojnë se ata janë në ato poste për të përmirësuar jetën e qytetarëve shqiptarë. ?do abuzim me postin duhet ekspozuar, denoncuar dhe ndëshkuar”. Përveç plotësimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi, Transparency International jep rekomandimet kryesore të mëposhtme për çrrënjosjen e korrupsionit në Shqipëri dhe për të garantuar funksionimin pa ndërhyrje politike të institucioneve mbikëqyrëse. Sipas vlerësimit “Komisioni Parlamentar ad-hoc për reformën elektorale duhet të marrë funksion të plotë. Pavarësia e administratës zgjedhore duhet të jetë fokusi kryesor i tij”. Transparency nënvizon gjithashtu se “Parlamenti duhet urgjentisht të ngrejë një komision ad-hoc të asistuar nga një sekretariat teknik për të kryer reformën e konfliktit të interesit dhe rregulloret mbi lobimin. Ky komision duhet të ketë mandat për të propozuar ndryshime që lehtësojnë kuadrin ligjor, forcojnë pavarësinë e institucioneve kyçe dhe e bëjnë të mundshëm zbatimin në praktikë”. Po ashtu sipas Transparency International “Partitë politike duhet të zbatojnë standarde më të larta kur zgjedhin kandidatët elektoralë dhe funksionarët publikë, në mënyrë që të garantojnë profesionalizmin dhe nivele më të larta të integritetit në sektorët publikë”. Burimi: Zeri i Amerikës, titulli nga Tribuna

Ndaje me miqte