0030 210 33 18 483

Transporti publik me probleme nga 12 deri më 15 shtator

Tribuna 12 Shtator 2017

Qytetarët do të kenë probleme në lëvizjet e tyre brenda për brenda Athinës, pasi mjetet e transportit publik kanë paralajmëruar për ndërprerje të vazhdueshme të punës në intervalin 12 deri 15 shtator. Më konkretisht: E martë, 12 shtator Treni elektrik (ISAP) do të funksionojë deri në orën 21,00. Nga kjo orë deri në përfundim të ditës do të ketë ndërprerje të punës. E mërkurë, 13 shtator Autobusat urbanë do të funksionojnë vetëm në ndërkohën 09,00 - 21,00 . Do të ketë ndërprerje të punës që nga fillimi i ditës, ora 05,00 - 09, 00 dhe nga ora 21,00 deri në përfundim të ditës. E enjte, 14 shtator Grevë 24 orëshe në Proastiakos. Nuk do të funksionojë segmenti Dukisis Plakentias - Aeroport e linjë 3 të Metrosë. E premte, 15 shtator Ndërprerje e punës në trenin elektrik, nga ora 12,00 deri në 15,00. Sindikatat e punonjësve kanë bërë të ditur se me këto ndërprerje të punës ata shprehin kundërshtimin e tyre ndaj procesit të gradimeve dhe atestimeve në ndërmarrjet përkatëse, që sipas sindikalistëve janë “procese të padrejta dhe jotransparente”.

Ndaje me miqte