0030 210 33 18 483

Tre universitete greke mes 500 më të mirëve në botë

Tribuna 15 Gusht 2017

Tre universitete greke janë listuar ndër 500 institucionet e arsimit të lartë më të mira në botë, sipas Klasifikimit Akademik të Universiteteve të Botës (ARWU - Academic Ranking of World Universities). Në krye të listës mbetet edhe këtë vit Universiteti i Harvardit, njëlloj dhe universiteti i Standfordit në vendin e dytë. Treshja plotësohet nga universiteti i Kembrixhit. Pason MIT (Intituti Teknologjik i Macasusetit që ka ngjitur një shkallë në raport me 2016-n, ndërsa Universiteti Berklej i Kalifornisë, ka zbritur në vendin e pestë, nga vendi i tretë që ishte një vit më parë. Dhjetëshja e parë plotësohet nga universitetet: Prinston, Oksfordi, Kolumbia, Instituti teknologjik i Kalifornisë dhe Universiteti i ikagos. Pothuaj gjasmat (48) nga 100 universitetet më të mira të botës gjenden në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; 9 në Britani dhe 6 në Australi. Sa u përket univewrsiteteve greke, Ethniko-Kapodistriako është listuar në vendet 3001-400, ndërsa në vendet nga 4001-500 gjenden Universiteti Aristotelio i Selanikut dhe Ethniko Metsovio Polytehnio.

Ndaje me miqte