Trump: I gatshëm për një bisedë telefonike Kim Jongun
ATSH
07 Janar 2018
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se ishte i hapur për të zhvilluar një bisedë telefonike me liderin Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe beson se afrimi i Koresë së Veriut me Korenë e Jugut do të ishte një gjë pozitive.
Trump takoi në Camp David liderët republikanë, ku u ndal edhe tek çështja e afrimit diplomatik mes dy Koreve me rastin e Lojërave Olimpike dimërore.
Ai theksoi se ndjek nga afër procesin për të cilin u shpreh me tone pozitive.
”Ky është vetëm fillimi. Nëse rezulton me diçka konkrete, do të jetë një gjë pozitive për tërë njerëzimin”, theksoi presidenti amerikan.
I pyetur të komentojë për një bisedë eventuale me liderin e Koresë së Veriut, Trump u përgjigj se “gjithmonë besoj te bisedimet. Do ta realizoja pa probleme”.
Lojërat Olimpike dimërore në Pyeongchang do të zhvillohen në datat 09-25 shkurt të këtij viti.
Ndaje me miqte