Trump rithekson angazhimin përballë NATOs
TRIBUNA
09 Shkurt 2017
Presidenti amerikan rikonfirmoi angazhimin e SHBA-së përballë NATO-s në dy biseda telefonike që zhvilloi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, sipas Shtëpisë së Bardhë.
“Me Erdogan, Trump përmendi marrëdhënien e gjatë të afrimit mes SHBA-së dhe Turqisë dhe angazhimin e tyre të përbashkët në luftën kundër terrorizmit me të gjitha format”, theksoi në një komunikatë ekzekutivi amerikan.
“Presidenti trump shprehu edhe njëherë mbështetjen amerikane për Turqinë si partenere strategjike dhe aleate e NATO-s dhe vlerësoi çdo kontribut në fushatën kundër grupit të Shtetit Islamik”, shtoi Shtëpia e Bardhë.
Trump rikonfirmoi gjithashtu angazhimin e tij përballë organizatës atlantike edhe gjatë bisedës telefonike me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy.
Ai rikonfirmoi partneritetin solid mes dy vendeve nëpërmjet një sërë interesash të përbashkëta”, sipas një komunikate të Shtëpisë së Bardhë.
“Dy drejtuesit kanë diskutuar për prioritet e përbashkëta, veçanërisht për përpjekjet për të eliminuar grupin e Shtetit Islamik”, vijon komunikata.
“Presidenti Trump rikonfimoi angazhimin amerikan përballë NATO-s dhe këmbënguli në rëndësinë për të gjithë aleatët e NATO-s të ndajnë peshën e shpenzimeve të mbrojtjes.
Sapo mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Trump tronditi aleatët evropianë duke mbajtur një linjë më të zbutur përballë Moskës dhe duke vënë një pikëpyetje angazhimin e Uashingtoni në NATO
Ndaje me miqte