Tsipras: &ldquoCikli i katastrofës po mbyllet vjen zhvillimi ekonomik&rdquo
TRIBUNA
11 Shtator 2016
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras, ka deklaruar se Greqia tashmë gjenden në momentin që ekonomia po ndryshon kahje. “Nga minusi i recesionit shtatë vjeçar, tani po kthehemi në rritjen pozitive të zhvillimit”, nënvizoi Tsipras duke folur para përfaqësuesve të konfindustrisë në Panairin e Selanikut.
“Sot më tepër se kurrë është e nevojshme që të vizionojmë dhe projektojmë një Greqi e ciula duhet të lerë mbrapa gabimet katastrofale të së shkuarës”, shtoi Tsipras dhe theksoi: “Sot, që gjithçka tregon se cikli i katastrofës po mbyllet, duhet të planizojmë ditën e nesërme, të paktën në një horizont prej pesë vjetësh. Të vendosim objektiva dhe të caktojmë hartën rrugore me të cilën do t’i arrijmë objektivat”.
Sipas kryeministrit, hapi i parë do të jetë finalizimi pozitiv i negociatave me kreditorët dhe inspektimi i dytë i programit nga ana e “Kuartetit”.
Hapi i dytë ka të bëjë me çështjen e borxhit, në vazhdim të vendimeve të Eurogrupit që krahas përmbushjes së kushteve nga ana e Greqisë në zbatimin e programit, të shqyrtohet edhe lehtësimi i borxhit.
Hapi i tretë është integrimi i Greqisë në programin e riblerjes së bondeve të Bankës Qendrore Europiane, me synim uljen e kostos së kreditimit, rikthimin e likuiditetit, heqjen e kontrollit të kapitaleve dhe daljen e Greqisë në tregjet financiare.
Hapi i katërt është arritja e ritmeve të larta të zhvillimit për 2017-n dhe hapi i pestë: stabilizimi i një zhvillimi ekonomik të drejtë e jetik në mënyrë konstante që nuk do të evidentohet vetëm në treguesit shifrorë, por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve.
“Po kthejmë faqe, pasi lexuam mirë të shkuarën dhe nxorrëm mësime”, tha Tsipras.
Sipas kryeministrit, qeveria ka përmbushur në masë të madhe gjithë premtimet e veta. “Jam optimist se do t’ia arrijmë, por duam t’ia arrijmë me shoqërinë në këmbë. Basti është që rimëkëmbja të shndërrohet në zhvillim me drejtësi. Po i vihet fundi çdo diskutimi për masa të reja”, këmbënguli kryeministri grek.
Fjalimi i kryeministrit filloi me vonesë dhe pa u transmetuar në televizion, për shkak të grevës që ishte shpallur nga kanalet e TV, në shenjë proteste ndaj rrezikut për humbjen e mijëra vendeve të punës në këtë sektor.
Ndaje me miqte