0030 210 33 18 483

Tsipras: Do të vazhdojmë me vendosmëri luftën kundër evazionit fiskal

Tribuna 06 Nentor 2017

“?ështja e parajsave fiskale është një sfidë për komunitetin ndërkombëtar dhe si një sfidë po e trajton edhe qeveria greke”, ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, pas publikimit të skandalit me emrin “Paradise Papers”. Në një mesazh videozanor të publikuar në profilet e tij në rrjetet sociale, Tsipras angazhohet që qeveria do të vazhdojë me më shumë vendosmëri goditjen ndaj evazionit fiskal dhe imponimin e rregullave të transparencës dhe drejtësisë, me qëllim që të vendoset më në fund në Greqi një model i drejtë zhvillimi që do të mbështesë nevojat e shumicës”. I gjithë mesazhi i kryeministrit grek ka si më poshtë: “Zbulimet për Paradise Papers vërtetojnë realitetin e padrejtë, absurd, tragjik të botës sonë. Elita botërore fsheh shuma kolosale parash në parajsa fiskale, duke iu shmangur sistematikisht kontrollit të aktiviteteve të tyre financiare. Dhe kjo në kohën që miliarda njerëz po ngrenë mbi supet e tyre barrën e krizës ekonomike dhe të shfrytëzimit të paskrupullt, dhe po shtohen viktimat e varfërisë, viktimat e papunësisë. Eshtë një mekanizëm çnjerëzor që karakterizon kapitalizmin e kohës tonë dhe që riprodhon e zgjeron vazhdimisht pabarazitë botërore. Greqia, vendi ynë, ka një përvojë të hidhur, pasi një nga shkaqet kryesore që na çuan në këtë krizë ishte veprimtaria jotransparente e një elite ekonomike të përkëdhelur, korrupsioni i saj me sistemin politik dhe rezistenca konstante që të paguajë atë që i takonte, duke ia ngarkuar me ndihmën e miqve të vet politikë, barrën më të rëndë më të dobtëve. ?ështja e parajsave fiskale është një sfidë për komunitetin ndërkombëtar dhe edhe qeveria greke po e trajton si një sfidë. Nuk mund të ekzistojë një botë më e drejtë dhe as shprese për punonjësit, pa transparencë dhe drejtësi në barrën tatimore. ?farë mund të bëjmë? Të japim me këmbëngulje dhe vendosmëri betejën tonë në gjithë organizmat ndërkombëtare. Të përkrahim ato forca të informimit që kanë kurajën të zbulojnë këtë mekanizëm kolosal të mashtrimit fiskal. Dhe natyrisht, të vazhdojmë në vendin tonë, me më shumë vendosmëri, goditjen ndaj evazionit fiskal dhe imponimin e rregullave të transparencës dhe drejtësisë. Me qëllim që të vendoset më në fund në Greqi një model i drejtë zhvillimi që do të mbështesë nevojat e shumicës. Angazhohemi për këtë betejë, që të justifikojmë shpresat dhe pritshmëritë e popullit grek dhe të dëshmojmë se ekziston një rrugë tjetër. Rruga e drejtësisë sociale, e barazisë dhe e solidaritetit”.

Ndaje me miqte