0030 210 33 18 483

Tsipras: &ldquoGreqia është rikthyer&rdquo

Tribuna 16 Tetor 2017

“Mund të them me siguri se Greqia u rikthye (Greece is back)”, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Tsipras, duke përshëndetur në një pritje për nder të tij, dhënë nga konsullata e Greqisë në ?ikago. Duke u folur bashkatdhetarëve që jetojnë në SHBA, Tsipras nënvizoi se “posaçërisht sot që Greqia po del nga kriza, që Greqia u rikthye, kemi nevojë për ndihmën tuaj dhe besoj se kjo fuqi e diasporës, edhe në ekonomi, edhe në politikë, do të jetë një forcë stimuluese edhe në përpjekjen tonë që ta bëjmë sërish Greqinë të fortë”. “Vendi”, theksoi kryeministri grek, “kaloi një peripeci të madh vitet e fundit, por tani mund të qëndrojë sërish në këmbët e veta dhe të vështrojë me optimizëm për brezat e ardhshëm”. Tsipras vuri në dukje se “këto ditë po mbyllim kapitullin e fundit dhe po fillojmë të shkruajmë një kapitull të ri... Historia ishte e errët shtatë vitet e fundit. Për shtat vjet kaluam një krizë të tmerrshme ekonomike me pasoja të rënda sociale”, të cilës iu shtua edhe kriza më e madhe e refugjatëve që ka parë Europa pas luftës së dytë botërore. “Sot qëndrojmë sërish të fuqishëm. Ekonomia jonë po rimëkëmbet. Kufijtë tanë janë të sigurt. Diplomacia jonë po e përmirëson dinamikën dhe influencën përherë e më shumë. Mund të them me siguri se Greqia u rikthye”, tha Tsipras. Ai shpjegoi se kur thotë që Greqia u rikthye, nuk do të thotë se u kthye tek e kaluara që na çoi në krizë. “Po lëmë mbrapa jo vetëm krizën, por edhe modelin që na çoi në krizë”, tha kryeministri grek.

Ndaje me miqte