Tsipras: Iniciativa jonë për një Europë Sociale
Tribuna
17 Dhjetor 2017
“Europa e sotme ka një deficit të ekzagjeruar social, të cilin nuk mund ta përballojë siç duhet”, ka deklaruar kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në përfundim të punimeve të samitit të BE-së në Bruksel.
“Nuk mund të komunikojmë masa si për shembull ajo për aksin social, pa u kujdesur që ato masa të zbatohen. Nuk mundet që me pretekste të ndryshme të gjendemi gjithmonë në të njëjtën pikë, të mos ndryshojë asgjë thelbësisht në çështjen kritike të kovergimit social”, nënvizoi Tsipras.
“Për këtë arsye ndërmarrim iniciativën për një Europë Sociale, për një aks të besueshëm europian të të drejtave sociale, me objektiva shoqërorë, konkretë dhe angazhues”, shtoi kryeministri grek.
“Në Eurozonë, një aks social i fuqishëm dhe angazhues është premisë stabiliteti dhe fizibiliteti. Sepse asnjë bashkim monetar nuk mund të funksionojë duke pasur shoqëri me shumë shpejtësi në gjirin e vet”, theksoi Tsipras.
Kryeministri grek e cilësoi si “bombë në themelet e funksionimit të Bashkimit Europian”, qëndrimin e disa vendeve anëtare që refuzojnë të ndërmarrin përgjegjësitë e tyre në çështjen e përballimit të krizës së refugjatëve.
Ndaje me miqte