Tsipras: Jemi shumë pranë marrëveshjes së ndërmjetme
24 Prill 2015
“Nënvizuam bashkarisht progresin esencial që është shënuar kohët e fundit në negociatat e Grupit të Brukselit dhe se është mbuluar një pjesë e madhe e distancës”, deklaroi kryeministri grek, Aleksis Tsipras duke iu referuar takimit që kishte me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Hollande dhe presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.
Tsipras u shpreh optimist se “do të mundim së shpejti të kemi një evidentim të këtij progresi esencial”.
Sipas kryeministri, “jemi më afër marrëveshjes së ndërmjetme, nga sa ishim ditët e mëparshme, jam shumë optimist”.
Merkel: Duhet të bëjmë gjithçka që Greqia mos të mbetet pa likuiditete
Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi të enjten se do të duhet të bëhet gjithçka që të shmanget mundësia që të mbetet pa likuiditete Greqia para se të arrihet marrëveshja me kreditorët e vet.
Duke folur pas takimit “konstruktiv” me kryeministrin grek, Aleksis Tsipras në kuadër të samitit të jashtëzakonshëm të BE, Merkel tha se ranë dakord që objekti i bisedës të mbetet konfidencial.
Për emigracionin
Lidhur me kryetemën e samitit të jashtëzakonshëm, problemin e emigrantëve dhe refugjatëve, Tsipras tha se është “një nga çështjet më të rëndësishme që ka për të trajtuar Europa në vitet e ardhshme, dhe do të ishte mirë që çështje të tilla të mos trajtohen spontanisht me rastin e ngjarjeve të dhimbshme, por të planizojmë një strategji totale që do të respektojë sa të drejtat e njeriut, aq edhe sigurinë e qytetarëve europianë”.
Sipas kryeministri, në samit e bëmë të qartë se problemi i emigrantëve dhe refugjatëve nuk ka të bëjë vetëm me zonat e Mesdheut në Afrikën Veriore, por edhe Mesdheun Lindor, ku ekziston një portë e rëndësishme prej nga hyjnë fuklse kryesisht refugjatësh.
Tsipras theksoi se arritëm ta evidentojmë këtë anë të medaljes, pavarësisht faktit se samiti u zhvillua për shkak të një ngjarjeje tragjike që kishte të bënte me Libinë dhe kështu arritëm që Greqia, bashkë me vendet e tjera europiane të kenë një financim shtesë emergjent për përballimin e flukseve dhe krijimin e infrastrukturave të përshatatshme me qëllim që të jepet mundësia të përballohet në një kuadër më njerëzor ky problem i madh që rëndon kryesisht vendet pritëse.
Ndaje me miqte