0030 210 33 18 483

Tsipras: Negociatat do të mbyllen pozitivisht

TRIBUNA 11 Shkurt 2017

Kryeministri grek dhe kryetar i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras ka deklaruar të shtunën se negociatat që po zhvillon Athina me kreditorët do të finalizohen pozitivisht. Duke folur në mbledhjen e Komitetit Qendror të SYRIZA-s, që i përfundon punimet të dielën, Tsipras deklaroi: “Sado që disa nuk e duan, negociatat do të mbyllen dhe do të mbyllen pozitivisht. Pa lëshime në çështje parimesh dhe në çështje që kanë të bëjnë me vlerat europiane”. “Për sa kohë Europa mbetet e pavullnetshme, e dobët dhe e pafuqishme, aq do të fuqizohen forcat e eurospektikëve... 2017- është një vit kritik për Europën”, theksoi Tsipras, duke shtuar se “për herë të parë po lëkunder marrëdhënia euro-atlantike dhe orientimi i saj”. Duke iu referuar negociatave, Tsipras vazhdoi: “Ne respektojmë ato për të cilat kemi rënë dakord, duhet që edhe partnerët tanë t’i respektojnë ato. Ne nga ana jonë deklarojmë me vendosmëri: Nuk do të pranojmë lojëra të tjera në kurriz të popullit grek”. “Ta dinë se po luajnë me zjarrin ata që po luajnë lojëra për “një eurozonë me dy shpejtësi”, për ndarje dhe përçarje”.

Ndaje me miqte