Tsipras: Nuk do të ketë masa të reja
TRIBUNA
18 Janar 2017
Kryeministri Aleksis Tsipras është shprehur i sigurt se negociatat e Athinës me kreditorët do të finalizohen së shpejti dhe se nuk do të ketë masa të reja shtrënguese.
“Inspektimi i dytë do të finalizohet dhe do të finalizohet pa sanksionuar masa të reja pas përfundimit të programit”, deklaroi Tsipras gjatë debatit parlamentar të së mërkurës.
Tsipras nënvizoi se dalja nga programi është për herë të parë e dukshme se do të realizohet në 2018. “Po intensifikojmë përpjekjet tona për finalizimin e inspektimit, kështu që pas përfshirjes së programin e relaksimit sasior të jetë i mundshëm aksesi i vendit në tregjet financiare”, tha Tsipras.
(Shënim: programi i relaksimit sasior (QE), është një program i Bankës Qendrore Europiane për të ulur normat e interesit të kreditimet për vendet që janë në recesion).
“Jemi brenda programit, të vetëdijshëm për vështirësitë dhe po i arrijmë objektivat, sepse e vumë shtetin të punojë dhe jo t’u shërbejë miqve tanë. Kemi arritur një rekord në përthithjen e fondeve nga ESPA. Luftuam korrupsionin. Kjo është rruga për lehtësimin e mëtejshëm tatimor për kategoritë e qytetarëve më të dobët”, theksoi kryeministri grek.
Gjatë debatit parlamentar që kishte si temë bujqësinë dhe fermerët, Tsipras prezantoi tri objektivat stretegjikë të qeverisë më këtë fushë:
Shtimi i punësimit dhe përfshirja në prodhimin bujqësor e sa më shumë të rinjve; standardizimi, si dhe zhvillimi i bujqësisë cilësore.
Në vazhdim të fjalës së tij, Tsipras tha se për shumicën e fermerëve, përfitimet nga ulja e barrës tatimore kompensojnë plotësisht apo edhe tejkalojnë në masë të madhe kontributet për sigurimet shoqërore..
Ndaje me miqte