0030 210 33 18 483

Tsipras: Objektivi ynë është ulja e papunësisë 25% çdo vit

Tribuna 17 Korrik 2017

Optimizmin e tij se ulja e papunësisë tash e tutje do të jetë më shumë se 2,5 njësi në vit, shprehu kryeministri grek, Aleksis Tsipras, pas vizitës së tij në ministrinë e Punës. Tsipras theksoi se lajmi më i rëndësishëm pozitiv i viteve të fundit është ulja e nivelit të papunësisë dhe rritja e punësimit. “Tashmë jemi realisht optimistë për luftimin e papunësisë”, deklaroi Tsipras, duke shtuar se objektivi kombëtar është rihapja e vendeve të punës. “Lajmi më pozitiv është ulja konstante e nivelit të papunësisë dhe rritja graduale e vendeve të punës”, tha kryeministri dhe vuri në dukje se sipas të dhënave të shërbimit statistikor ELSTAT, në prill niveli i papunësisë ishte 21%, “nivel i lartë, po më i ulët nga prilli 2012”. Dhe shtoi: “Tashmë mund të jemi realisht optimistë se këto ritme pozitive do të vazhdojnë”. Programet për luftimin e papunësisë, deri në fund të vitit do të përfshijnë në total 120.000 të papunë, tha Aleksis Tsipras. Kryeministri vuri në dukje se luftimi i papunësisë po luftohet me programe që nuk shpërdorojnë fonde përmes ndërmjetësve dhe shtoi se 1/3 e pjesëmarrësve në kurset e kualifikimit gjejnë punë pas kryerjes së kurseve. ”Kjo shifër është nga më të lartat në Europë”, theksoi kryeministri grek.

Ndaje me miqte