Tsipras: Po e drejtojmë me siguri vendin drejt daljes nga kriza
Tribuna
20 Shtator 2017
“Jemi ende në ujë dhe po notojmë, por kokën e kemi jashtë. Marrim frymë dhe e shohim qartë tokën. Toka është më afër nesh”, ka theksuar kryeministri grek, Aleksis Tsipras, në një deklaratë me rastin e dyvjetorit të fitimit të zgjedhjeve të shtatorit 2015 nga SYRIZA.
Sipas tij, gjatë këtyre dy viteve qeveria u përball me stuhi dhe siç thotë shprehimisht, “mjaft herë u detyruam të marrim vendime të vështira, por duke patur gjithmonë në mend objektivin tonë të madh: Ta mbajmë timonin në mënyrë konstante që ta drejtojmë vendin me siguri në dritë, me sa më pak plagë për shumicën e shoqërisë”.
Tsipras shprehet i sigurt se “pas një viti do të kemi lënë pas memorandumet” dhe shton se “do të kemi përpara nesh edhe një vit, më produktivin e mandatit tonë, për të realizuar projektin tonë për Greqinë e re”.
E gjithë deklarata e kryeministrit Aleksis Tsipras
Sot mbushen dy vjet nga zgjedhjet e shtatorit 2015.
Zgjedhjet që na dhanë për të dytën herë mandatin që ta nxjerrim ne vendin nga kriza. Ne, dhe jo sistemi i vjetër i pushtetit - i konsumuar dhe i korruptuar, që e çoi vendin në falimentim dhe na vuri në peripecinë e dhimbshme të memorandumeve.
Këtë ditë, që prej dy vjetësh sistemi i vjetër po përpqiet që ta shuajë nga kujtesa e popullit grek. Jo vetëm sepse u mund në zgjedhje, por kryesisht pse humbi në pikëpamje morale. Për herë të parë një qeveri, vetëm me gjashtë muaj jetë, kishte forcën morale që ta rivendosë veten në gjykimin e popullit, në kohën që kishte në tryezë një marrëveshje të vështirë, si rezultat i një negociimi të ashpër dhe një kompromisi të dhimbshëm.
Për herë të parë u respektua e drejta e popullit që të dijë para se të vendosë. Të shkojë në kutinë e votimit pas marrëveshjes dhe jo më përpara. Të vendosë se kush do ta qeverisë, duke i ditur të gjitha parametrat.
Dhe populli ynë vendosi që ata të cilët kanë përgjegjësinë e rëndë të plaçkitjes së pasurisë publike, që shpërdoruan zhvillimin ekonomik të viteve të para të euros, duke e lënë shumicën e madhe të pambrojtur; ata që me lehtësi të madhe dhe pa mandat popullor, na vunë thellë në vorbullën e memorandumeve që sollën recesion, stopim të investimeve dhe katastrofë, nuk kanë as mbështetjen morale që të shtiren si shpëtimtarë, as kredibilitetin politik që ta nxjerrin vendin nga kriza.
Këto dy vjet punuam fort, duke u përballur me stuhi të mëdha. Shumë herë u detyruam të merrnim vendime të vështira, por duke pasur gjithmonë në mend objektivin tonë të madh: Ta mbajmë timonin në mënyrë konstante që ta drejtojmë vendin me siguri në dritë, me sa më pak plagë për shumicën e shoqërisë. Sot që gjendemi në mesin e mandatit, mund ta shohim qartë horizontin. Jemi ende në ujë dhe po notojmë, por kokën e kemi jashtë. Marrim frymë dhe e shohim qartë sterenë. Toka është më afër nesh.
Pas një viti nga sot, do të kemi mbushur tre vjet, por ndërkaq, do t’i kemi lënë mbrapa memorandumet. Dhe do të kemi para nesh një vit tjetër, më produktivin e mandatit, për të realizuar porojektin tonë për një Greqi të re. Greqinë e zhvillimit të drejtë.
Greqinë e drejtësisë dhe të mirëqenies sociale.
Greqinë që meritojmë ne dhe kryesisht brezi i ri i këtij vendi.
Ia vlen të punojmë akoma më fort që të bëjmë realitet vizitonin tonë.
Ndaje me miqte