Tsipras: &ldquoPo hyjmë në një epokë të re po lemë mbrapa gjithë sa sollën krizën&rdquo
Tribuna
19 Tetor 2017
“Greqia po hyn në një epokë të re, duke lënë mbrapa gjithë sa i sollën krizën”, tha ndër të tjera kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë një ligjërate në Institutin Brookings në Uashington.
Tsipras theksoi se “hyrja në epokën e re nuk do të ishte e mundur, nëse Greqia vazhdonte në të njëjtën rruge me atë të katër, pesë viteve më parë” dhe nënvizoi se objektivi nuk ishte që Greqia të dalë jashtë institucioneve europiane, por të ndërpritet shtrëngesa në Europë.
Kryeminstri grek përsëriti se parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar rezultuan të gabuara, gjë që sipas tij dëmtoi kredibilitetin e FMN-së. Ndërkaq shprehu kënaqësinë pse tani FMN thotë që nuk nevojiten masa të reja shtrënguese, por zgjidhje në çështjen e borxhit.
Tsipras tha se ekonomia greke po bëhet me kompetitive, pasi vendi po shndërrohet në një nyjë të energjitikës, telekomunikacioneve dhe transporteve, “ndërsa detaria dhe turizmi ynë po lulëzojnë dhe vendi garanton sigurinë dhe stabilitetin në një rajon të ndjeshëm”.
“Erdhi koha që t’i besoni Greqisë. Gëzohem që presidenti Trump u përpoq që ta japë këtë mesazh. Greqia nuk është një vend tërheqës vetëm për turizmin, dhe për investimet”, tha kryeministri grek.
Ndaje me miqte