0030 210 33 18 483

Tsipras: Po vjen rimëkëmbja e ekonomisë greke

01 Prill 2016

Greqia ndodhet sot në fundin e një rruge të vështirë dhe po vjen më në fund momenti i rimëkëmbjes së ekonomisë greke, theksoi kryeministri grek, Aleksis Tsipras, gjatë takimit me grupin e punës të komisionit të çështjeve ekonomike dhe politikës monetare të Parlamentit Europian, që ka për objekt shqyrtimin e programit grek dhe rrjedhojat e këtij programi. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, përfshirja e Parlamentit Europian në procesin e vlerësimit të programit do të ndihmojë në mbrojtjen e arritjeve europiane dhe të kohezionit social në Greqi, si dhe në transperencën e gjithë procesit. Në raport me politikat e viteve të fundit Tsipras tha se ato u përqendruan në pçjesën fiskale dhe jo në rimëkëmbjen produktive dhe promovimin e një modeli jetëgjatë ekonomik. Përfaqësuesit e Parlamentit Europian nënvizuan që megjithëse parlamenti Europian nuk merr pjesë drejtëpërdrejtë në negociatat e Greqisë me kreditorët, roli i tij kontrollues mund të kontribuojë në finalizimin e shpejtë dhje të suksesshëm të vlerësimit. Eurodeputetët shprehën kënaqësinë e tyre për kovergimin e pikëpamjeve dhe terrenin e përbashkët që është arritur midis qeverisë dhe institucioneve europiane, ndërsa njëkohësisht theksuan se lehtësimi i borxhit publik grek përbën një element të rëndësishëm për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë greke. PE: Duhet lehtësuar borxhi publik grek Në një deklaratë për shtyp pas takimit me kryeministrin Tsipras, kryetari i Komisionit të çështjeve ekonomike dhe politikës monetare të Parlamentit Europian, Robertzo Gualtieri, është shprehur qe shpreson se vlerësimi i programit të tretë do të finalizohet së shpejti dhe me sukses, përfshirë edhe një marrëveshje për lehtësimin e borxhit. Në deklaratën e publikuar në faqen elektronike të Parlamentit Europian, Gualtieri nënvizon se është veçanërisht i impresionuar nga vendosmëria e kryeministrit grek për t’iu përgjigjur angazhimeve që ka ndërmarrë qeveria lidhur me reformat strukturore dhe objektivat fiskalë dhe të synojë një përqasje të ekuilibruar ndërmjet stabilitetit, zhvillimit dhe drejtësisë ekonomike. Shpresojmë, vazhdon Gualtieri, që vlerësimi i programit të tretë do të finalizohet shpejt dhe me sukes, duke përfshirë edhe një marrëveshje për lehtësimin e borxhit. Gualtieri nënvizoi se një vlerësim i shpejtë dhe pozitiv do të ndihmonte gjithashtu në rehabilitimin e besueshmërisë dhe të stabilitetit, që janë të nevojshme për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik. Do të duhet tashmë të vazhdojmë përpara, pa vonesa të pajustifikueshme, nënvizoi Gualtieri. Tribuna

Ndaje me miqte