Tsipras: &ldquoProblemi nuk quhet &ldquoGreqi&rdquo por &ldquoEurozonë&rdquo
20 Qershor 2015
Problemi nuk është grek, por është i Eurozonës dhe ka të bëjë me strukturën e saj, theksoi kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras, duke folur në Forumin Ekonomik të San Petërsburgut në Rusi. “Sfida e madhe për Europën është nëse do t’i japë hapësirë zhvillimit, solidaritetit dhe shpresës, duke u rikthyer në parimet themelore të saj, ato të demokracisë, të solidaritetit, të drejtësisë sociale”, tha Tsipras, duke theksuar se me insistimin në politikat e shtrëngesës që e shtojnë recesionin, kjo nuk është e mundur.
“Le mos të gënjehemi: i ashtuquajturi problem grek, nuk është problem grek. Eshtë problem europian. Problemi nuk quhet Greqi. Problemi quhet Eurozonë dhe ka të bëjë me vetë strukturën e saj”, theksoi Tsipras.
Si një mesazh ndaj Bashkimit Europian, kanë konsideruar mediat greke edhe fjalët e Tsiprasit se populli grek din t’u shmanget furtunave, “nuk ka frikë të hapet në dete të rinj me qëllim që të arrijë në porte të rinj e më të sigurt”.
Në fillim të fjalimit të vet, Tsipras tha shprehimisht se “sigurisht, e di se shumë do të pyesin përse sot gjendem këtu dhe jo në Bruksel që të negocioj. Por gjendem këtu pikërisht ngase konsideroj se roli i një vendi që dëshiron të shohë, të eksplorojë mundësitë për të arritur sukses, është që të ketë një politikë të jashtme shumëdimensionale edhe sa i përket marrëshënieve të veta me vende që sot luajnë rol përcaktues në zhvillimet ekonomike botërore. Bota ekonomike që lindi pas krizës globale të vitit 2008 është një botë shumë e ndryshme”.
Një pjesë të rëndësishme të fjalimit të vet, Tsipras ia dedikoi pozitës kyçe gjeopolitike të Greqisë në kohën që tensione të reja po ndizen në rajonin e Europës; rolit që dëshiron të luajë Greqia dhe bashkëpunimeve që do të synojë të arrijë.
Siç tha Tsipras, Greqia vazhdon të ruajë rolin e një poli stabiliteti dhe siogurie dhe synon të bëhet urë bashklëpunimi dhe nyje tregtare e shkëmbimeve kulturore dhe ekonomike, në kryqëzimin e tre kontinenteve. Do të synojmë të jemi urë bashkëpunimi me miq tradicionalë si Rusia, por edhe të zhvillojmë bashkëpunimin me miq të rinj, theksoi Tsipras.
Tribuna
Ndaje me miqte