0030 210 33 18 483

Tsipras: &ldquoRrezikoj të më lerë gruaja në rast se bëj shumë lëshime ndaj kreditorëve&rdquo

18 Qershor 2015

Greqia ndodhet në buzë të humnerës, po kryeministri Aleksis Tsipras përsërit vazhdimisht se nuk do të firmosë asnjë marrëveshje e cila nuk do të jetë në dobi të popullit të tij. Tsipras e konsideron detyrë patriotike rezistencën ndaj kërkesave të kreditorëve, që sipas tij parashikojnë më shumë shtrëngesë. Por kryeministri grek duket se ka dhe një arsye të rëndësishme personale, që motivon qëndrimin e tij deri më tani të paepur. Siç ka bërë të ditur gazeta satirike franceze, Le Canard Enchaine (Le Kanar Anshene), “kryeministri grek ka thënë në konfidencë se shoqja e tij e jetës dhe nënë e dy fëmijve të çiftit, e ka kërcënuar se do ta lerë, në rast se nënshkruan një marrëveshje të disfavorshme me kreditorët, për të shmangur falimentimin”. Këtij lajmi i ka dhënë dimensione ndërkombëtare gazeta britanike, The Times, që në numrin e saj të sotëm, citonte se burimi që i ka përcjellë “brengën” e Tsiprasit Le Canard Enchaine, është vetë presidenti francez, Francois Hollande. “Më tha (zoti Tsipras), që nëse bën lëshime ndaj shumë prej kërkesave të trojkës, rrezikon jo vetëm të humbasë partinë e tij, por edhe shoqen e tij, që është një kundërshtare e flakët e kreditorëve dhe më e majtë se vetë Tsipras”, sillet t’i ketë thënë Hollande Le Canard Enchaine. Gazeta britanike The Times ka riprodhuar sot shkrimin e satirikes franceze, duke nënvizuar se Tsipras dhe e shoqja e tij, Beti Baziana, kanë nënshkruar një kontratë bashkëjetese dhe nuk janë martuar me ceremoni zyrtare, në bashki apo në kishë, siç është zakoni në Greqi. Nuk dihet nëse gjithë kjo është një shak e gazetës satirike, apo një merak i vërtetë që kryeministri grek ia ka shprehur presidentit francez. Gjithsesi, edhe pse kanë kaluar disa orë nga publikimi, nuk ka patur ndonjë përgënjeshtrim nga Athina zyrtare. Jo martesë, bashkëjetesë Si shprehje e një karakteri të fortë që disponon Aleksis Tsipras, theksohet edhe fakti se me shoqen e vet të jetës është lidhur që në vitet e shkollës së mesme, një marrëdhënie që duket se mbetet vitale edhe pas më shumë se dy dekadash, dhe që veç të tjerash ka “prodhuar” edhe dy fëmijë. Me shoqen e tij të jetës, inxhinieren elektrike Peristera (Beti) Baziana, nuk kanë vënë kurorë dhe as kanë kryer aktin e martesës, por vetëm kanë nënshkruar një kontratë bashkëjetese, duke vërtetuar edhe me vepra, përkushtimin e tij ndaj prishjes së tabuve të shoqërisë tradicionaliste greke. Një femër “e thjeshtë gjer në madhështi”, siç do të mund të thoshte Ismail Kadare, Beti Baziana, ka qëndruar pa u vënë re në krah të Aleksis Tsipras gjatë ditëve të festimit të fitores. ?ifti është njohur dhe dashuruar që në vitet që shkonin në shkollë të mesme, në një lice në Ambelokipus dhe të dy kanë plot 23 vjet bashkë. Ndërsa vitet e fundit familjes së pakurorëzuar i janë shtuar dy djem: Orfea dhe Pavlo. Prej 20 vjetësh ata jetojnë në një apartament në një pallat të zakonshëm, në rrugën Harmonia në Kipseli. Tribuna

Ndaje me miqte