Tsipras: Tani topi në fushën e kreditorëve
Tribuna
19 Maj 2017
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka deklaruar pas votimit të paketës së masave të reja se Greqia e bëri detyrën e vet dhe se tani është radha e kreditorëve që të respektojnë angazhimet e tyre.
“Me rezultatin e votimit të sotëm, Greqia i ka respektuar deri më një ato që u dakorduan. Topi tani është në fushën e kreditorëve. Eshtë radha e tyre që të respektojnë edhe ata angazhimet, deri më një, siç bëmë edhe ne. Presim dhe na takon, që nga takimi i Eurogrupit të hënën e ardhshme, një vendim për rregullimin e borxhit publik grek, që do të jetë në përpjesëtim me sakrificat e popullit grek”, deklaroi Tsipras para gazetarëve, duke u larguar nga parlamenti.
Ndaje me miqte