Tsipras i kënaqur nga rezultatet e samitit
08 Mars 2016
Kryeministri grek, Aleksis Tsiprasa, ka shprehur kënaqësinë për rezultatet e samitit BE-Turqi, ndërsa ka vërejtur se ende nevojitet shumë për t’u bërë. Sipas Tsiprasit, samiti u përqendrua në thelbin e problemit, me rezultat “të diskreditohen ata që duan të ngrenë mure”.
Tsipras tha se gjatë samitit u realizua një zhvendësje e diskutimit, nga Plani B që ishte mbyllja e itinerarit ballkanik, në Planin A, që është se si do të përballohet thelbësisht një problem europian. “Diskutimi u përqendrua në gjetjen e zgjidhjes thelbësore për kufizimin e flukseve nga Turqia në bashkëpunim me Turqinë”, tha kryeministri grek.
“Turqia erdhi me propozime joshëse, duke befasuar shumëkënd. Propozimet shtronin kushte për të cilat nuk mund të vendosej sot, pse nuk ishin të gatshëm të gjithë anëtarët, por edhe sepse disa prej propozimeve ishin të ekzagjeruara”, tha Aleksis Tsipras.
Kryeministri grek nënvizoi se diskutimi hyrë në bazën e duhur, e cila është se si do të vijmë në një bashkëpunim thelbësor me Turqinë, për të ndaluar drama, ku dominojnë trafikantët në detin Egje dhe skenat e mbytjes së njerëzve”.
Tsipras tha se samiti do të vazhdojë të martën, me vizitën që kryeministri grek do të zhvillojë në Izmir dhe takimin me homologun turk, Davutoglu, një takim që Tsipras e cilësoi si “historik”, dhe ku do të riaktualizohet marrëveshja e ripranimit për gjithë ata që nuk kanë të drejtën e azilit në bazë të konventave ndërkombëtare. “Kjo marrëveshje mund të hapë rrugën për t’u luftuar trafikantët”, vërejti Tsipras.
Kryeministri grek vuri në dukje se samitit dëshmoi edhe një herë përçarjen që po përjeton BE, me disa forca “që nuk respektojnë vlerën e shpërndarjes së përgjegjësisë dhe të barrës”, nuk njohin rregullin e solidaritetit dhe konsiderojnë se gjithçka që nuk ka të bëjë me direkt me ta, është punë e të tjerëve. Sipas Tsiprasit, “këto forca sot u diskredituan, sepse pati një diskutim për përballimin esencial të krizës së refugjatëve, përtej planizimieve të tyre” (të vendebe që kundërshtojnë).
“Në këtë samit nuk u izolua Greqia, përkundrazi, u izoluan ato vende që donin të izolonin Greqinë”, deklaroi kryeministri grek dhe shtoi: “Në të vërtetë i ngrit një mur ndaj atyre që po ndërtojnë mure”.
Aleksis Tsipras shprehu vlerësimin se samiti i ardhshëm që do të mbahet më 17-18 mars, do të jetë jashtëzakonisht kritik. Ai gjithashtu u shpreh i bindur se po fillon të dëshmohet se e vetmja zgjidhje që të shkojë Europa më përpara është që secili të respektojë nevojat e tjetrit.
Në fund, Tsipras tha se rezultati i samitit i përgjigjet kuadrit që u vendos në tryezën e liderëve politikë grekë, por edhe në raport me pritshmëritë fillestare të Greqisë, të cilat, siç tha, kryeministri, u realizuan në masë të madhe. “Greqia arriti të ketë pranim të plotë se duhet të mbështetet në këto momente të vështira, me ssistencë ekonomike, materiale dhe teknike, për përballimin e problemeve. Gjithashtu, ka një referim të qartë për vendosjen e refugjatëve nga Greqia në vendet e BE-së, ndërsa është riaktualizuar çështja e ripranimeve, çka do të thotë se do të reduktohen flukset”.
Tribuna
Ndaje me miqte