0030 210 33 18 483

Tsipras mesazh për refugjatët: Itinerari ballkanik nuk do të hapet

16 Mars 2016

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras e ka cilësuar si një akt kriminal ndaj refugjatëve valën masive që tentoi të kalonte në territorin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, pasi siç tha, u vunë në rrezik jetë njerëzish. Tsipras u bëri thirrje refugjatëve që të largohen nga Idomeni dhe të shkojnë në qendrat e hapura të mikpritjes, duke nënvizuar se ata që mbyllën itinerarin ballkanik nuk kanë për ta hapur atë. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Armenisë, Serzh Sargsyan, kryeministri grek u pyet për largimin masiv të të paktën 1.000 refugjatëve nga kampi i Idomenit dhe kalimin e tgyre në territorin e FYROM. Tsipras tha se kjo ishte një ngjarje e papranueshme që ndodhi me iniciativën e disave që nxitën refgugjatët dhe përzgjedhjen personale të këtyre të fundit që po bien viktima të dezinformimin. Kryeministri grek tha se refugjatët po këmbëngulin të qëndrojnë në Idomeni, në kushte shumë të këqija, për shkak të dezinformimit që u bëhet për qendrat e mikpritjes të vendit, si dhe me inkurajimin e disa personave që të ecion për kilometra të tëra duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe posaçërisht të fëmijve të vegjël, për të kaluar kufirin. Tsipras tha se ishte një sjellje kriminale ndaj refugjatëve, që duhet të ndalojë. Kryeministri u bëri tirrje refugjatëve që të heqin dorë nga insistimi për të qëndruar në Idomeni, duke nënvizuar se ata që e mbyllën itinerarin ballkanik, nuk kanë për ta hapur atë. Tsipras gjithashtu u bëri thirrje refugjatëve që të largohen nga ai kamp dhe tëv endosen në qendrat e hapura të mikpritjes, ku kushtet janë njerëzore dhe “prej andej, të gjithë bashkë të punojmë për transportimin e tyre në vende të tjera (relocation)”. Kryeministri grek theksoi se qeveria e tij po punonte mbi bazën e një planizimi konkret, të miratuar nga gjithë liderët europianë në samitin e kuajit të kaluar, për menaxhimin e krizës së flukseve të refugjatëve. Ndëraq, theksoi Tsiporas, me akte të njëanshme, “të papranueshme dhe të dënueshme” të disa shteteve, u mbyll itinerari ballkanik dhe qeveria u gjend befasisht jo vetëm përpara nevojës për të realizuar angazhimet europiane, por edhe për të bërë detyrën humanitare ndaj një numri refugjatësh gjithmonë në rritje. “Dhe po e bëjmë këtë detyrë me vetëmohim”, theksoi kryeministri grek, duke shtuar se i gjithë aparati shtetëror po punon fuqishëm për të krijuar çdo ditë vende të reja për mikpritjen në kushte optimale të refugjatëve dhe është arritur në një numër të madh, që tejkalon vendet e krijuara sa në itinerarin balllkanik, aq edhe në vendet fqinje. Megjithatë, nënvizoi Tsipras, problemi i grumbullimit të refugjatëve dhe emigrantëve në kufijtë e mbyllur veriorë, po krijon kushte të një krize humanitare në rritje, përtej kuadrit të përgjegjësisë tonë. Nuk duam të shndërrojmë një problem ndërkombëtar dhe europian në problem ndërkufitar ndërmjet Greqisë dhe FYROM. Prandaj qeveria u bëri thirrje refugjatëve dhe OJQ-vë që të largohen nga kampet provizore në kufi dhe të shkojnë në qendra të hapura mikpritjeje, përfundoi Tsipras. Tribuna

Ndaje me miqte