0030 210 33 18 483

Tsipras vizitë në Beograd. Mesazh edhe për marrëdhëniet me Shqipërinë

TRIBUNA 31 Janar 2017

Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka filluar të martën një vizitë dyditore në Serbi. Tsipras shoqërohet nga ministri i jashtëm dhe ai i ekonomisë. Bashkë me delegacionin qeveritar, në Beograd do të mbërrijë dhe një grup prej 70 biznesmenësh grekë, përfaqësues të sektorëve më të rëndësishëm të ekonomisë private. Sipas agjencisë greke të lajmeve, ANA-MPA, vizita synon që t’i ngrejë në nivelin e marrëdhënieve strategjike raportet midis Athinës dhe Beogradit. Tsipras dhe homologu i tij vendas, Aleksander Vucic do të përshëndesin në forumin e biznesit serbo grek. Kjo është e para vizitë e një kryeministri grek në Beograd, që nga viti 2010. Por është dhe vizita e parë e zotit Tsipras në një kryeqytet të Ballkanit perëndimor, në këto dy vitet e fundit që ndodhet në pushtet. Në prag të kësaj vizite, Tsipras ka dhënë një intervistë për të përditshmen e Beogradit, “Politika”, që e ky pyetur edhe për raportet aktualisht të tensionuara të Greqisë me Shqipërinë, Maqedoninë e sidomos me Turqinë. Pasi ka thënë se Greqia ka “qëndrime konstante në politikën e jashtme, posaçërisht për marrëdhëniet me vendet fqinje”, Tsipras ka vazhduar: “Promovojmë aktivisht paqen, mirëpo njëkohësisht mbrojmë të drejtat tona sovrane. Vetëm mbi bazën e respektit reciprok mund të ndërtohen marrëdhënie të shëndetshme dypalëshe. Rizgjimi i nacionalizmit, veç të tjerash, minon përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal”.

Ndaje me miqte