0030 210 33 18 483

TsiprasBorisov: Thellim i marrëdhënies strategjike AthinëSofie

TRIBUNA 02 Gusht 2016

Ndërlidhja hekurudhore e Aleksandropolit me Burgasin, bashkëpunimi në fushën e energjisë, por edhe në industrinë ushtarake dhe çështje më të përgjithshme të bashkëpçunimit ekonomik, u gjendën në axhendën e këshillit të lartë të bashkëpunimit Greqi-Bullgari, që u zhvillua në Sofie. Aleksis Tsipras e cilësoi Bullgarinë si një partner strategjik të Greqisë, duke shtuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve janë të shkëlqyera dhe se mund të përbëjnë një model bashkëpunimi në një rajon veçanërisht të trazuar. Njëlloj edhe kryeministri bullgar, Boiko Borisov, që vuri në dukje se të dy vendet mund të mbështeten reciprokisht brenda Bashkimit Europian, pasi prolemet e tyre janë të përbashkëta. Borisov iu referua veçanërisht bashkëpunimit në fushën e transportit të gazit natyror, ku siç tha, vendi i tij ka investuar shuma kolosale. Në deklaratën e përbashkët që u nënshkrua në përfundim të punimeve, vihen në dukje dhe rikonfirmohen “marrëdhëniet e shkëlqyera” dypalëshe dhe lidhjet e ngushta të miqësisë dhe të solidaritetit ndërmjet Greqisë dhe Bullgarisë, raporti i partneritetit strategjik në BE dhe në NATO, si dhe në kuadër të organizmave rajonale dhe ndërkombëtarë.

Ndaje me miqte