TsiprasMetës: E rëndësishme për marrëdhëniet zgjedhja juaj në postin e presidentit
Tribuna
30 Prill 2017
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka telefonuar Ilir Metës, që ta urojë për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të kryeministrit grek, Tsipras i ke telefonuar Metës nga Brukseli, ku ndodhet për samitin e BE-së për Brexit-in.
“Zoti Tsipras e përgëzoi zotin Meta dhe i theksoi rëndësinë që ka kjo zgjedhje për garantimin e stabilitetit të Shqipërisë dhe forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare, mbi bazën e respektit reciprok”, njofton zyra e shtypit e kryeministrit grek.
Më herët, zotit Meta i kishte telefonuar për ta uruar edhe ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias.
Ndaje me miqte