0030 210 33 18 483

Tsipras akuzon Samaras: &ldquoBashkëfajtor në planet për rrëzimin e qeverisë&rdquo

03 Mars 2015

Planeve që, siç tha, ekzistonin për përmbysjen e qeverisë nga forcat konservative në Europë në bashkëpunim me qeverinë Samaras, iu referua kryeministri Aleksis Tsipras në pjesën më të madhe të fjalimit të tij në mbledhjen e Komitetit Qendror të SYRIZA-s. “Na kishin ngritur kurth forcat më agresive konservative të Europës, në bashkëpunim me qeverinë Samaras, për të ma përplasur në shkëmbinjtë ende para se të merrnim frenat e qeverisjes në dorë, me synim asfiksinë financuese dhe përmbysjen e qeverisë”, tha Tsipras. Sipas tij, një tjetër synim ishte edhe krijimi i një skeme të re qeveritare, “me legjitimitet të dyshimtë politik dhe moral, në modelin e qeverisë Papadimos”. Duke iu referua negociatave për marrëveshjen-urë me kreditorët, kryeministri vuri në dukje se populli grek po e ndjen se po fiton dinjitetin e vet që ia kishin vënë në dyshim dheia privonin dhe shtoi se gjatë negociatave, qeveria tha “jo një, por shumë ‘JO’ brenda pak ditësh, me gjithë presionet, që në disa momente ishin të padurueshme dhe morën karakterin e shantazhit”. Sot nënvizoi Tsipras, është e qartë se trojka mbaroi dhe “le ta pagëzojnë disa nga regjimi i vjetër ‘trojka’ Komisionin Europian dhe institucionet ndërkombëtare me të cilat natyrisht ne bashkëpunojmë dhe diskutojmë, pasi i përkasim eurozonës”. Tsipras shtoi se “trojka, si një institucion jashtë çdo kontrolli dhe legjtimiteti demokratik mori fund edhe formalisht”. Duke iu referuar gjerësisht negociatave dhe planeve për rrëzimin e qeverisë, Tsipras iu referua “tri të vërtetave”, që i përshkroi, ndërsa akuzoi ish kryeministrin Antonis Samaras duke theksuar se “plani, për të cilin bashkëfajtor dhe në masë të madhe organ ekzekutiv është edhe ish kryeministri, në kohën që Greqia po negocionte me agoni, (Samaras) ftonte Partinë Popullore Europiane të miratonte një rezolutë kundër përpjekjes kombëtare. Duke iu referuar obligimeve të SYRIZA-s në të ardhmen, Tsipras tha se partia nuk mund të bëhet një mekranizëm i pushtetit, siç ndodhte në të kaluarën. Ai shtoi se SYRIZA do të qëndrojë sigurisht pranë qeverisë dhe do të mbështesë përpjekjet e saj, por gjithmonë në mënyrë kritike, siç i shkon për shtat një partie të së majtës.

Ndaje me miqte