Tsipras dhe Mitsotakis të fokusuar në problemin e refugjatëve
15 Shkurt 2016
Kryeministri grek Aleksis Tsipras dhe kryetari i partisë më të madhe opozitare Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis, kanë shprehur pikëpamjet e tyre mbi problemin e refugjatëve, me nga një artikull që publikohet në revistën free-press “Praktoreio”, të agjencisë ANA-MPA.
TSIPRAS: “GJITHE BOTA KA NJOHUR PERPJEKJET TONA”
Ka momente në histori që pozita gjeografike dhe pasuria ishullore e atdheut tonë- elementë të lakmueshëm dhe botërisht të famshme-, na ngarkojnë me përgjegjësi të mëdha. Përgjegjësi që disa herë i kapërcejnë mundësitë tona. Mirëpo, kemi dëshmuar në mënyrë të përsëritur se mundemi t’i përballojmë sfidat dhe njëkohësisht të mbrojmë me sukses vlerat dhe civilizimin tonë.
Që prej një viti, në ishujt tanë, pjesëtarët e trupave bregdetare dhe autoritetet e tjera, vullnetarët dhe të tjerët, po bëjnë një përpjekje mbinjerëzore në emër të civilizimit europian dhe të vlerave njerëzore: Mbrojnë jetën dhe dinjitetin e refugjatëve. Kjo përpjekje ka fituar faktikisht njohjen borëtore nga opinioni publik dhe mjetet e informimit, ndërsa po pretendon madje edhe çmime superiore honorifike.
Ndërkaq, e vërteta është se vetëm përpjekja jonë nuk mjafton. Nuk mjafton, sepse për vetë kushtet nuk do të mundet kurrë të përballojë shkaqet kryesore të valëve të refugjatëve, as të përmbushë plotësisht nevojat e refugjatëve. Përgjegjësia që kemi ndërmarrë si grekë, është të menaxhojmë në mënyrë humane dhe efikase refugjatët e luftës, të shtypur e të përndjekur, duke respektuar kuadrin e të drejtës ndërkombëtare dhe të të drejtave të njeriut.
Përballimi përfundimtar dhe rezultativ i krizës së refugjatëve përbën një përgjegjësi kolektive të Bashkimit Europian dhe të komunitetit ndërkombëtar. Menaxhimi efikas i problemit të refugjatëve bezohet ekskluzivisht në realizimin e planit kolektiv dhe të detyrimeve që secili ka marrë përsipër. Europa ka hartuar një plan dhe Greqia po realizon angazhimet e veta. Eshtë ora e përgjegjësisë edhe për partnerët e tjerë. Zgjidhja gjendet në zbatimin e marrëveshjeve dhe planeve të aksionit, dhe jo në adoptimin e një axhende enti europiane dhe ksenofobe.
KYRIAKOS MITSOTAKIS: “DO TE MBROJME NJERIUN, POR EDHE SIGURINE TONE”
Situata në çështjen e refugjatëve-emigrantëve është veçanërisht kritike. Në kushte shumë të vështira, Greqia ftohet të respektojë jetë njerëzore dhe njëkohësisht të ruajë kufijtë dhe sigurinë e vet.
E para është një obligim që ka të bëjë me kulturën tonë dhe humanizmin që në mënyrë diakronike karakterizon Greqinë dhe grekët.
E dyta është një obligim kombëtar dhe mision sipëror, që të mos mbetet vendi ynë i pambrojtur, jemi të detyruar t’u përgjigjemi të dy këtyre obligimeve.
Përgjegjësia për situatën e sotme dramatike i përket më së pari qeverisë SYRIZA-ANEL, që të ngulfatur në ideologjizmat e tyre, neglizhuan në mënyrë kriminaële, duke dërguar mesazhin se Greqia është një vend i pambrojtur.
Përgjegjësia i përket gjithashtu Europës, që u vonua të perceptojë dimensionet e problemit. Dhe nuk mbështeti në kohën e duhur, me të gjitha forcat, një vend partner, që është një avanpostë e Europës në një rajon të mbushur destabilitet, tensione dhe konflikte.
Përgjegjësi të madhe ka edhe Turqia fqinje, që mohon të zbatojë plotësisht angazhimet e veta dhe detyrimet kundrejt Greqisë dhe Europës. I takon Turqisë, që paraqitet sikur gjoja nuk mundet të shfarosë rrjetet kriminale të trafikantëve, duke luajtur lojëra gjeopolitike me agoninë, shpresat dhe dhimbjen e refugjatëve dhe emigrantëve.
Ajo që tashmë duhet të bëhet është:
1.T’u përgjigjet qeveria angazhimeve që vetë ndërmori, me qëllim që mos t’u japë shkak dhe justifikme atyre që do të donin ta shihnin Greqinë në zgrip të marrëveshjea Schengen, të braktisur në fatin e vet. Në këtë kuadër duhet të krijohen qendrat e pritjes. Përndryshe, regjistrimi në afat dhe ndarja në refugjatë dhe emigrantë ekonomikë të paligjshëm, është një kusht i domossodhëm për një menaxhim efektiv të problemit.
2.Qeveria të heqë dorë menjëherë nga ideologjizmat dhe të zbatojë angazhimet që vetë ndërmori, duke dërguar kështu mesazhin se Greqia nuk do të bëhet një kam i madh përqendrimi.
3.Të ushtrojë presion që Europa të zbatojë me shpejtësi dhe efikasitet një politikë konkrete solidariteti dhe mbështetjeje ndaj Greqisë. Askush nuk ka të drejtë t’i tundë gishtin një populli që përmes krizës ekonomike po lufton me dinjitet dhe humanizëm për të mbrojtur edhe kufijtë europianë. Gjithashtu, askush nuk mund të verë në diskutim se kufijtë Greqi-Turqi janë kufijt e Europës me Turqinë. Pikërisht, për këtë arsye është e nevojshme prezenca thelbësore dhe përforcimi i anës operative të Frontex-it.
4.Partnerët në BE t’i bëjnë presion Turqisë që më në fund të zbatojë angazhimet e veta dhe të shkatërrojë trafikantët dhe shfrytëzuesit e dhimbjes njerëzore.
Demokracia e Re, nël kuadër të rolit të vet, ndërmerr çdo iniciativë të mundshme dhe aksion për t’u përballuar me efikasitet kjo sfidë e dimensioneve kombëtare.
Përgjegjësia e parë dhe kryesore i takon qeverisë. Ne, si gjithmonë, do të bëjmë detyrën tonë kombëtare. Me urtësi, por edhe me vendosmëri të palëkundur.
Mesazhi është i qartë: Do të mbrojmë njeriun, por edhe sigurinë tonë. Ujërat e Egjeut nuk do të bëhen “dera e pasme” e Greqisë dhe Europës, as edhe ofendim për kulturën tzonë që ka në qendër respektin e njeriut.
Ndaje me miqte