Tsipras dhe Mitsotakis shkruajnë për Panairin e Selanikut
Tribuna
08 Shtator 2016
Me shkrime që publikohen në revistën e agjencisë së lajmeve ANA-MPA, kryeministri Aleksis Tsipras dhe shefi i opozitës Kyriakos Mitsotakis, kanë shprehur opinionet e tyre për Panairin Ndërkomnëtar të Selanikut, që i hap dyert këtë fundjavë në kryeqendrën e Greqisë Veriore.
ALEKSIS TSIPRAS: Panairi i Selanikut, një qendër për zhvillimin dhe dialogun politik
Që prej nëntë dekadash Panairi i Selanikut (DETH) ka arritur të jetë shumë më tepër se një ekspozitë me interes të ngushtë tregtar dhe ekonomik. Ka arritur të sanksionohet si një institucion, reputacioni i të cilit i kalon kufiojtë e qytetit, por edhe të vendit.
Në rrugën e viteve, DETH arrin të bëhet një pikë takimi e ideve të reja, të novacionit dhe të afarizmit të shëndoshë. Mirëpo, po bëhet edhe një urë komunikimi me botën e jashtme; me fqinjët tanë në Ballkan, por edhe më tej.
Por DETH ka gjithmonë edhe një rëndësi të veçantë politike. Sivjet, Panairi i 81-të e gjen vendion në pragun e rimëkëmbjes. Mirëpo rimëkëmbja nuk vjen vetë. Zhvillimi, ashtu si dhe recesioni nuk janë fenomene natyrore. Janë rezultat i përzgjedhjeve politike.
Synimi ynë është që vendi të gjejë sërish hapat e veta. Për këtë arsye punojmë çdo ditë me plan dhe vizion.
Ka ardhur momenti që të ngremë sytë dhe të shohim drejt së ardhmes. Të krijojmë vizionin e vendit tonë për vitet e ardhshme, për dekadat e ardhshme. Një vend i çliruar nga mbikqyrja, jashtë rrethit të recesionit dhe të papunësisë. Një Greqi të krijimit, të barazisë dhe të drejtësisë. Një demokraci moderne europiane, që mund dhe duhet të luajë rol përcayktues në një rajon me rëndësi të rivlerësuar.
Tribuna e DETH është një shans i klasit të parë për forcat politike që të futen në një dialog krijues për të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve. Nga ana jonë, si qeveri greke, jemi të gatshëm që të bëjmë fillimin. Të flasim për vizionin tonë për Greqinë e vitit 2021, Greqinë që po rimëkëmbet, Greqinë që po rindërtohet.
Basti i të ardhmes është ende i hapur. Këtë herë është në dorën tonë që ta fitojmë”.
KYRIAKOS MITSOTAKIS: Rëndësia e institucionit të DETH
Panairi Ndërkombëtar i Selanikut përbën një institucion prestigjoz, që konfirmon dhe nxjerr në pah në mënyrë konstante shpirtin e afarizmit që i shquan veriorët dhe secilin grek. Në nëntëdhjetë vitet e historisë së vet, DETH ka ndërtuar ura për afarizmin grek në ballkan, në Mesdheun Lindor, në Europë dhe në Lindjen e Mesme. Eshtë një shprehje e gjallë e biznesit që investon me kompetivitet dhe hapet në tregje të reja.
Eshtë veçanërisht pozitiv fakti se në këtë panairi të 81-të rikthehet tradita e vendit të nderit, duke filluar me Rusinë. Një iniciativë me të vërtetë e rëndësishme për të ardhmen e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike të të dy popujve.
Eshtë gjithashtu fakt, që DETH ka kontribuar maksimalisht në zhvillimin e një dialogu të hapur ndërmjet botës së biznesit dhe asaj të politikës. Prezantimi vjetor i propozimeve dhe zhvillimi i iniciativave nga qeveria dhe opozita japin stigmën e pozitës dhe të rugës së vendit tonë. Dhe lënë njëkohësisht një dokument të paçmuar historik që lihet me transparencë të plotë në gjykimin e popullit grek.
Së fundi, DETH përbën një referencë vjetore ndaj kontributit të madh dhe rëndësinë e veçantë të Selanikut dhe të Greqisë së Veriut në perspektivën e vendit tonë, në kuadrin rajonal, europian dhe botëror.
Ndaje me miqte