Tsipras flet për &ldquoepokë të re zhvillimi dhe optimizmi&rdquo
13 Maj 2016
Kryeministri grek Aleksis Tsipras ka dërguar një mesazh stabiliteti dhe sigurie, sa në planin e brendshëm, edhe atë të jashtëm, duke përshëndetur në asamblenë vjetore të Lidhjes së operatorëve turistikë grekë (SETE).
“Greqia është dhe do të mbetet një vend stabiliteti dhe sigurie. Në fushën e ekonomisë, me finalizimin e inspektimit të programit dhe vendimet për lehtësimin e borxhit, pasiguria tashmë do t’ia lerë vendin stabilitetit”, tha Tsipras, duke shtuar se “Greqia po hyn në një epokë të re zhvillimi dhe optimizmi”.
Duke paraqitur akset kryesore të politikës qeveritare për turizmin, kryeministri grek theksoi synimin për rritjen e pjesës në tregun rus, por edhe në Amerikën Veriore dhe tregjet e Kinës e të Indisë. Tsipras tha se zhvillimet gjeopolitike në Turqi e Siri i japin shansin Greqisë që të hapet edhe në tregje si Egjipti, Irani e në vende të tjera arabe.
Tsipras iu referua edhe aksioneve paralele tëq everisë, si zgjatja e periudhës turistike, shtimi i perskeptivave për investime në turizmin e luksit, si dhe promovimin e formave të tjera të turizmit, përveç atij rekreativ.
Kryeministri grek iu referua edhe përmirësimit të insfrastrukturës turistike, në krijimin e më shumë pontileve për jahtet (marina), ndërsa theksoi se shumë prej projekteve janë inkuiadruar në paketën Juncker dhe po orientohen edhe për financim nga programet europiane ESPA.
Tribuna
Ndaje me miqte