0030 210 33 18 483

Tsipras në Berlin: Të gjejmë konsensus dhe zgjidhje

24 Mars 2015

Konstatimi i kuadrit politik, me qëllim që të gjendet një gjuhë e përbashkët për përballimin e problemeve, ishte në qendër të takimit të delegacioneve të Gjermanisë dhe të Greqisë, nën drejtimin e Angela Merkel dhe të Aleksis Tsipras, sipas deklaratave të kryeministrit grek. Sa në fjalën e tij, aq edhe duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zoti Tsipras theksoi se nuk erdhi në Berlin që të kërkojë ndihmë ekonomike, por që të diskutojë mënyra bashkëpunimi në nivel dyplaëshe dhe europian, duke nënvizuar se është shumë e rëndësishme që të dy palët të kuptojnë njera-tjetrën, të sheshohen mosmarrëveshjet dhe të gjenden konsensuse dhe zgjidhje. Eshtë më mirë të flasim me njeri-tjetrin, se sa për njeri-tjetrin, tha Tsipras. Kryeministri përsëriti qëndrimet e qeverisë e programi që po zbatohet në Greqi ka dështuar, se gjatë pesë viteve të zbatimit të këtij programi u arrit një përshtatje fiskale pa precedent, por kishte pasoja në ekonomi, pasoja kolosale shoqërore, papunësi dhe rritje të borxhit, por edhe zgjerim të pabarazive shoqërore. ështja e dytë që nënvizoi Tsipras ishte se është gabim të thuhet se për të gjitha e kanë fajin të huajt dhe jo vetë grekët. Kryeministri vuri në dukje se përtej shkaqeve globale të krizës ekzistojnë shkaqe serioze të brendshme që shkaktuan krizën dhe të cilat nuk janë trajtuar ende, si korrupsioni, evazioni fiskal, etj. Në këtë sens, tha Tsipras, konkluzioni është se në këto momente çështja nuk është të rrëzojmë gjithë elementët pozitivë që ekzistojnë, por të ndryshojmë magmën e politikës, të përballojmë patologjitë dhe promovojmë reforma për drejtësinë tatimore, korrupsionin dhe evazionin fiskal. Kryeministri shënoi se qeveria mundet të finalizojë përshtatjen e ekonomisë, por edhe të zgjerojë drejtësinë shoqërore për t’u kapërcyer kriza. Për marrëdhëniet dypalëshe, Tsipras theksoi nevojën që të thyhen stereotipat, duke theksuar se as grekët janëd embelë, as gjermanët mbajnë përgjegjësi për vuajtjet tona. Tsipras tha se shtroi çështjen e kredisë së marrë nga nazistët dhe reparacioneve të luftës, jo nga pikëpamja materiale, por nga ajo morale. Gjithashtu theksoi se kërkoi ndihmën e qeverisë gjermane për t’u dhënë drejtësi në çështjen Siemens. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri përsëriti se nuk erdhi në Berlin të kërkojë para për paga dhe pensione, duke nënvizuar se vështirësitë janë të njohura, rrjedhin nga e kaluara dhe shprehu shpresën për një marrëveshje të dobishme për popullin grek dhe për të ardhmen e përbashkët europiane, për të avancuar në vazhdim procedurat e disbursimit të parave. I pyetur nëse qeveria do të sekuestrojë prona gjermane në Greqi, kryeministri tha se nuk ekziston asnjë anëtar i qeverisë që të ketë thënë diçka të tillë dhe shtoi se u dëgjua ideja që të ndërpritet aktiviteti i Institutit Goethe, diçka që, siç theksoi, nuk është e vërtetë. Ekziston, tha Tsipras, një çështje pretendimi juridik që parashikohet nga e drejta ndërkombëtare dhe trajtohet në atë kuadër. Tsipras dënoi komentet që e krahasojnë Gjermaninë e sotme me nazistët. Dënoi një publikim të këtyre ditëve të revistes Der Spiegel, por edhe një karikaturë të publikuar në gazetën e SYRIZA-s, Avgi. Kryeministri tha se është e padrejtë për kancelaren dhe Gjermaninë t’u nënshtrohen sulmeve të tilla.

Ndaje me miqte