0030 210 33 18 483

Tsipras në PE shpreh besim për arritjen e marrëveshjes mes Athinës dhe kreditorëve

08 Korrik 2015

Kryeministri grek Aleksis Tsipras, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që mos të lejojë ndarjen e Europës. “Në këto momente, ftohemi të gjejmë një kompromis të ndershëm e krijues,me qëllim që të shmangim një konfrontim historik që do të shkatërrojë traditën e Europës së bashkuar”, theksoi Tsipras duke folur të mërkurën para deputetëve të parlamentit Europian në Strasburg. Tsipras u shpreh optimist për arritjen e marrëveshjes me kreditorët deri në fundjavë. “Unë jam i bindur se brenda dy-tri ditëve të ardhshme ne do të jemi në gjendje të përmbushim detyrimet në interesin më të mirë të Greqisë, por edhe të eurozonës”, tha kryeministri grek dhe shtoi: “Propozimet tona për financimin e nevojave që kemi dhe për ristrukturimin e borxhit grek, nuk do të rëndojnë taksapaguesit europianë”. Tsipras tha që në fillim se ai ndodhej në selinë e Parlamentit Europian “me mandatin e fuqishëm të popullit grek, jo për t’u përplasur me Europën, po për t’u përplasur me regjimet oligrakike dhe mentalitetet që drejtuan Greqinë”. Sipas tij, referendumi ishte një mesazh i qartë se BE duhet të jetë një union demokratik, përndryshe do ta ketë vështirë mbijetojë. Pasi prezantoi tablonë e situatës ekonomike dhe sociale në Greqinë e sotme, Tsipras iu referua sipas tij, ineficencës së programeve të shpëtimit që u zbatuan në Greqi dhe që “nuk e çuan Greqinë drejt daljes nga kriza”. “Nuk pretendoj se për gjithë të këqijat e vendit tim e kanë përgjegjësinë të huajt. Përgjegjësia më e madhe shkon tek politikat e mëparshme që krijuan një shtet klientelist”, tha Tsipras. Sipas tij, 10% e grerkëve menaxhon gjysmën e pasurisë kombëtare, por barra e pagesës bire mbi njerëzit e thjeshtë, mbi punonjësit dhe penionistët. “Marr përgjegjësinë për gjithçka që ka ndodhur gjatë pesë muajve të qeverisjes time, por përgjegjësia më e madhe ka të bëjë me pesë vitet e zbatimit të programeve të shpëtimit”. Sipas tij, paratë që iu dhanë Greqisë vitet e fundit nuk shkuan kurrë në dobi të popullit grek, por u përdorën për të shpëtuar bankat greke dhe bankat europiane. “Europa gjendet në një udhëkryq kritik. Ajo që emërtojmë si krizë greke nuk është veçse një pamundësi totale e Eurozonës të gjejë një zgjidhje përfundimtare në një krizë të vetushqyer borxhi. Në të vërtetë është një problem mbareuropian dhe jo një problem ekskluzivisht grek. Dhe prandaj nevojitet një zgjidhje europiane”, tha kryeministri grek dhe shtoi: “Historia europiane është një histori konfrontimesh, por në fund të ditës ka dominuar kompromisi. Eshtë gjithashtu një histori kovergimesh dhe zgjerimesh, një histori uniteti dhe ndarjeje, prandaj flasim për Europën e bashkuar. Le mos ta lëmë të bëhet një Europë e ndarë”, përfundoi Aleksis Tsipras. Tsipras shkoi në Parlamentin Europian pak orë pas samitit të jashtëzakonshëm të liderëve eë eurozonës që u zhvillua të martën në mbrëmje në Bruksel. Aty, liderët e zonës euro vendosën t’i japin kohë Greqisë deri të enjten që të paraqesë një plan të ri të reformash, pasi votuesit grekë refuzuan kërkesat e kreditorëve në referendumin e të dielës së kaluar. Liderët gjithashtu ranë dakord që paketa greke të shqyrtohet në një samit tjetër të jashtëzakonshëm të liderëve të 28 vendeve të Bashkimit Europisn, të dielën, më 12 korrik. Tribuna

Ndaje me miqte