Tsipras në Takimin e liderëve të Europës Jugore
TRIBUNA
28 Janar 2017
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ndodhet në kryeqytetin e Portugalisë, Lisbonë, për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Jugut të Europës.
Liderët e Greqisë, Qipros, Portugalisë, Francës, Italisë, Spanjës dhe Maltës, janë mbledhur në takimin e tyre të dytë, me objektiv konvergimin në qëndrime të përbashkëta ndaj sfidave të rëndësishme me të cilat përballet Europa, dhe posaçërisht ato që kanë të bëjnë me vendet e tyre.
Në vazhdim të takimit të parë, që u zhvillua në Athinë, në shtator të vitit të kaluar, në qendër të diskutimeve do të gjenden sërish çështjet e ekonomisë, të sigurisë dhe të refugjatëve - emigrantëve.
Me takimin e Lisbonës, Aleksis Tsipras (Greqi), Nikos Anastasiadis (Qipro), Francois Hollande (Francë), Antonio Coste (Portugali), Mariano Rajoy (Spanjë), Paolo Gentiloni (Itali), Joseph Muscat (Maltë), synojnë të koordinojnë dhe të përpunojnë më tej qëndrimet e tyre.
Qëndrim që përfshihet në diskutimet për të ardhmen e Europës, që kishin filluar në Bratislavë dhe do të vazhdojnë me samitet që janë programuar për më 3 shkurt në Maltë dhe 25 mars në kryeqytetin italian, për 60 vjetorin e traktatit të Romës, që ishte traktati themelues i Komunitetit Europian, që sot është shndërruar në Bashkimin Europian.
Ndaje me miqte