Tsipras në Ukrainë: &ldquoDialog për arritjen e paqes&rdquo
TRIBUNA
09 Shkurt 2017
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras po zhvillon një vizitë dyditore në Ukrainë, ku po takohet me homologun e tij Volodymyr Groysman dhe presidentin Petro Poroshenko.
Gjatë deklaratave të përbashkëta për shtyp me kryeministrin ukrainas, Tsipras dërgoi një mesazh paqeje ndaj Ukrainës, sipas agjencisë ANA-MPA. Kryeministri grek nuk e fshehu shqetësimin për rifillimin e konfliktit ditët e fundit, ndërsa shprehur gjithashtu shqetësimin për sigurinë e qytetarëve ukrainas me origjinë greke.
Tsipras, pasi e cilësoi si “një përvojë shumë esenciale” shkëmbimin e mendimeve me homologun Groysman për një sërë çështjesh, dypalëshe, por edhe rajonale, shpjegoi “interesimin e veçantë” të Greqisë për gjithë zonën e Detit të Zi. “Më shumë se 100.000 qytetarë ukrainas me origjinë greke jetojnë në Ukrainë, flasin gjuhën greke dhe kemi një interesim të veçantë për sigurinë e tyre, por edhe për prosperitetin e tyre”, deklaroi Tsipras.
Eshtë e qartë se bashkëpunimi dypalësh kalon përmes lidhjeve miqësore që “bazohen në referencat e përbashkëta shpirtërore dhe kulturore”, tha Tsipras, që ndërkaq nënvizoi “fazën e re” për zhvillimet rajonale dhe botërore.
“Në këtë fazë të re, vendet tona duhet të forcojnë dialogun, sa për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik, aq edhe për mundësinë që të garantohet përmes rrugëve diplomatike paqja më gjerë në rajon”, theksoi kryeministri grek.
Ndaje me miqte