Tsipras në takimin e liderëve socialdemokratë
TRIBUNA
26 Gusht 2016
Rreth 15 liderë social-demokratë europianë u pritën në Chateau de la Celle Saint-Cloud, në rrethinat e Parisit nga François Hollande duke dëshmuar vullnetin e përbashkët, referuar presidentit francez për të bindur shtetasit e tyre se Europa është një forcë e madhe.
Tre javë nga organizimi i një samiti të jashtëzakonshëm post-Brexit më 16 shtator në Bratislava, Hollande vlerësoi se pas daljes së njoftuar të Britanisë së Madhe nga BE-ja ndodhemi përballë një rritje të ndjeshme të populizmit, social-demokratët do të propozojnë një iniciativë rreth situatës aktuale.
“Ata duhet të bindin jo vetëm krerët e shteteve dhe të qeverive por gjithashtu shtetasit e tyre që Europa është një forcë që na mundëson formëzimin më të drejtë të fatit tonë sesa të veçuar”, saktësoi ai.
Në takimin e social-demokratëve europianë mori pjesë, si vëzhgues, edhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras.
Zoti Tsipras e shfrytëzoi praninë e tij për të theksuar nevojën e një axhende të re politike, që do të synojë punësimin, zhvillimin dhe kohezionin social.
“Nevojitemi urgjentisht një vizion të ri për Europën, një strategji të re të forcave progresive dhe promovimin e një axhende alternatoive ndaj asaj konservatore dhe neoliberale, e cila mban përgjegjësinë për krizën”, nënvizoi Tsipras. “Nevojitemi një axhendë të re politike për punësimin, zhvillimin dhe kohezionin social”, shtoi.
Kryeministri grek prezantoi gjatë takimit katër propozime:
-Të dyfishohet “paketa Juncker” për zhvillimin ekonomik në Be, që aktualisht kap vlerën 35 miliardë euro.
-T’i jepet prioritet transferimit të fondeve nga qendra e Europës në periferi dhe në rajonet më të varfëra, në ato rajone që janë goditur më shumë nga kriza.
-Të mos përllogariten në deficitet fondet që disponohen për përballimin e krizës dhe të papunësisë.
-Të krijohet një forum i përbashkët dialogu mes social-demokratëve dhe forcave të majta europiane.
Teksa nga takimi nuk rezultoi ndonjë deklaratë e përbashkët, nuk është e qartë se sa liderët social-demokratë europianë i mbështetën propozimin e kryeministrit grek.
Ndaje me miqte