Tsipras për referendumin britanik: &ldquoNevojitet vizion i ri për Europën&rdquo
24 Qershor 2016
Kryeministri grek, Aleksis Tsipras ka theksuar nevojën që Bashkimi Europian të ndryshojë kursin e vet, me ndërhyrje të thella demokratike dhe progresive.
Tsipras iu drejtua mesditën e të premtes popullit, me anë të një mesazhi televiziv, për të komentuar rezultatin e referendumit në Britani.
“Nevojitemi urgjentisht një vizion të ri dhe një nisje të re për Europën e Bashkuar. Të ngremë një barrikadë përballë euroskeptoicizmit dhe ekstremit të djathtë, të rithemelojmë Europën, mbi parimet e demokracisë, lirisë, barazisë dhe solidaritetit”, theksoi kryeministri grek.
Tsipras tha se kjo ishte “një ditë e vështirë për Europën”, pasi ngrehina e unifikimit europian “mori një goditje të rëndë”, ndërsa e cilësoi si të respektueshëm vendimin e popullit britanik, duke shtuar ndërkaq se rezultati i referendumit “dëshmon një krizë të thellë politike, krizë identiteti dhe strategjie epër Europën”.
Kryeministri grek theksoi gjithashtu se këto ditë u dëshmua se “fodullëku dhe arroganca e teknokratëve jo vetëm nuk i prekin, por përkundrazi i revolton popujt e Europës”. Kjo, sipas Tsipras, është arsyeja që nevojitet një viziton i ri dhe një nisje e re për Europën.
“Jo më pak Europë, por një Europë më të mirë, sociale dhe demokratike, ku politika do të rimarrë avantazhin nga teknokratët, ku popujt do të kenë fjalën e parë. Për këtë Europë ia vlen të luftojmë, poër të ardhmen tonë të përbashkët”, tha më tej kryeministri grek, Aleksis Tsipras.
Ai shtoi se referendumi britanik do të jetë, ose zilja e zgjimit, ose fillimi një itinerari shumë të rrezikshëm për popujt e Europës”.
Tribuna
Ndaje me miqte